Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u infektuan nga Covid-19

Që nga muaji mars Shqipëria është pushtuar nga epidemia e Covid-19. Në listën e të prekurve nuk kanë munguar as emrat VIP në Shqipëri dhe në Kosovë, të fushave të ndryshme, si biznesmenë, politikanë, parlamentarë, por edhe mjekë.

Sipas informacioneve të Gazeta “Shqip” numri i personave të njohur në fushat e ndryshme nuk është i pakët.

Nga radhët e politikanëve mund të përmendim këtu deputetin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili qëndroi për disa javë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe iu nënshtrua një mjekimi të specialzuar për shkak të rëndimit të giendjes shëndetësore.

Gjithashtu u prek nga virusi edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u vetizolua në shtëpi. Dako e kishte marrë këtë virus nga kontaktet, po ashtu edhe bashkëshortja e ti u infektua nga koronavirusi. Ditët e fundit i infektuar nga Covid ishte edhe ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi, që është izoluar.

Sakaq edhe në Kosovë kanë rezultuar deputetë të prekur nga koroanavirusi. I pari ishte kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili më pas mësohet se ka infektuar edhe disa politikanë të tjerë. Mes të infektuarve është kreu i LDK-së, Isa Mustafa, si dhe deputetët e LDK-së, Frashër Demaj dhe Lumir Abixhiku.

Biznesmenët

Sipas të dhënave që disponon Gazeta “Shqip” tre biznesmenë të njohur janë prekur nga Covid dhe që kanë pasur komplikacione. Nikolin Jakaj, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u infektua një muaj më parë nga Coviod-19, ndërsa pas komplikacioneve që pati e mposhti sëmundjen disa ditë më parë.

“Ju bëj thirrje si qytetar që të vazhdojmë të tregojmë kujdes si dhe të respektojmë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Në cilësinë e Kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, ju bëj me dije se po punojmë për t’i paraqitur qeverisë në ditët në vijim një platformë ekonomike në mënyrë që sipërmarrja shqiptare të ridalë nga ngërçi ekonomik”, do të shkruante në një postim Jaka pas shërimit.

Vilma Nushi është një nga biznesmenët e prekur nga Covid. Për të marrë një trajtim më të specializuar, sipas burimeve, biznesmenia e njohur është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi. Edhe Avni Ponari, sipas gazeta Shqip, është infektuar nga koronavirusi. Biznesmeni i njohur në fushën e sigurimeve mësohet se është dërguar për kurim jashtë shtetit.

Zyrtarët, mjekët dhe aktorët e këngëtarë

Covid-19 ka prekur edhe personalitete nga fusha e artit dhe ato që janë në vijën e parë të frontit të luftës, mjekës. Shefi i Urgjencës, Skender Brataj ishte i pari që u prek nga Covid, më pas edhe mjeku Roland Xhaxho, i cili u ofrua vullnetarisht për të kontribuuar në spital për betejën kundër këtij virusi të tmerrshëm.

Aktori i njohur i Portokallisë Florjan Binaj u prek nga Covid. Vetë Binaj do të ishte që do e deklaronte dhe se kaloi sëmundjen falë vetizolimit. Ndër zyrtarët shqiptarë është Vjollca Braho, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala u prek nga koronavirusi. Buzhala faktkeqësisht humbi dhe babain e tij, i prekur po nga Covid.

Këngëtarë të prekur nga koronavirusi janë edhe Eliza Hoxha apo Adelina Thaçi. Kjo e fundit tregoi në emisione televizive eksperiencën e saj dhe simptomat që kishte.

Menaxheri i Babastars, Dekorim Sahiti, gjithashtu rezultoi pozitiv. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Ai ftoi të gjithë të kenë kujdes mirëpo jo të përhapin panik.

©️Copyright Gazeta Shqip

Politikanë

Adriatik Alimadhi

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Vangjush Dako

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Fatmir Toçi

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Isa Mustafa

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Arben Gashi

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Frashër Demaj

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Haxhi Avdyli

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Mjekët

Skënder Brataj

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Roland Xhaxho

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Biznesmenët

Vilma Nushi

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Avni Ponari

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Nikolin Jaka

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Aktorë

Florjan Binaj

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Gazetarë

Berat Buzhala

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Zyrtarë

Vjollca Braho

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Këngëtarë

Adelina Thaçi

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Eliza Hoxha

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u

Dekorim Sahiti

Lista/ Politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe aktorë që u