Kanë mbetur edhe 5 muaj nga viti 2020/ Astrologu Jorgo Pulla zbulon 2 shenjat me ndryshime të mëdha
Ky vit vjen me ndryshime, mund të bëheni milioner apo dhe të gjeni gjysmën tuaj. Astrologu Jorgo Pulla sjell horoskopin vjetor duke parashikuar edhe me data çfarë pritet të ndodhë për këto dy shenja të zodiakut gjatë 2020 si në dashuri, karrierë, punë e familje.
BINJAKËT
Të përgjithshmet: Viti i ndryshimeve me Jupiterin që ka filluar të lëvizë në shtëpinë e 8-të të financave që merren me palë të treta, gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv në shtëpinë e 2-të të shoqëruar me një ndjenjë të sigurisë në një nivel ekonomik dhe emocional. Sipas parashikimeve astrologjike të shenjës suaj, në vitin 2020 do të keni një rrjedhë të ardhurash. Me shumë mundësi paratë do të vijnë nga transaksione të palëve të treta ose trashëgimi. Edhe pse mund të jeni akoma në gjendje të mirë financiare, shmangni çdo lloj kredie pasi është në të mirën tuaj.
Kreditë anashkalojini me çdo kusht veçse në një rast urgjent. Nga mesi i muajit maj deri në mes të shtatorit, ku Jupiteri kthehet në rrugë të kundërt është në të mirën tuaj të shmangni bërjen e planeve kryesore financiare dhe shtyrjen e të gjitha investimeve që dëshironi të bëni.
Ndërsa Jupiteri ka qenë në një pozitë jo shumë të mirë që nga mesi i majit, duket se ka mundësi që disa tensione të shfaqen në nivelin e familjes. Mos e merrni të mirëqenë sepse debate familjare ka ne çdo kohë, por qetësia dhe rëndësia ka të bëjë në debate dhe gjetja e zgjidhjeve në raste të ndryshme.
Mundohuni t’i trajtoni situatat me besim, me pak kujdes dhe mirësjellje. Familja juaj do të jetë shtylla e forcës suaj dhe prandaj, duhet të siguroni që ngrohtësia dhe harmonia të mbizotërojnë në çdo kohë. Horoskopi i Binjakëve në vitin 2020 zbulon se rreth datës 4 Prill, ku Afërdita hyn në shenjën tuaj të zodiakut sjell lumturi dhe kënaqësi. Është një vit që ju premton financiarisht, pasi do të jeni në gjendje të gjykoni me inteligjencë vlerën tregtare të gjërave. Intuita juaj do t’ju drejtojë drejt dhe me shumë përfitime.
Në këtë vit do të keni lidhje të ngushta me të dashur/ën/in tuaj. Gjithashtu, është mirë t’i jepni hapësirë partnerit tuaj dhe të mos merreni me fjalë por me vepra. Besimi do të luajë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj. Për juve që merreni me shkollë të lartë si studentë mund të kenë disa ulje-ngritje në studime, por përfundimisht do të bëjnë mirë sepse përpjekja nuk do ju shkojë dëm por dilni të fituar. Në gjysmën e dytë të vitit, ka të ngjarë të përjetoni një lodhje në mësime dhe do ju dalin vështirësi por do të rikuperohen me sukses mjaft shpejt.
Dashuria:
Sipas parashikimeve astrologjike për juve të kësaj shenje për vitin 2020, nëse keni një lidhje apo njohje mund të duket se situata është jashtë kontrollit tuaj. Në raste të tjera madje mund të mendoni se asgjë nuk po shkon mirë në marrëdhënien tuaj. Kur keni probleme me partnerin tuaj, përpiquni të merreni me këtë çështje me qetësi dhe me një mendje të qartë, në mënyrë që të mos krijohen tensione te paqena. Ju madje mund të ndjeni presion nga e dashura apo i dashuri juaj për të bërë një fejesë, për të bërë një lidhje, për të kryer një martesë. Por, mbani mend se në fund të fundit, gjithçka do të lëvizë në mënyrën normale dhe në mënyrën si juve e keni planifikuar dhe dëshironi.
Gjërat kurrë nuk do të vështirësohen dhe gjithmonë do të jeni në gjendje t’i trajtoni ato me dashuri dhe me delikatesë. Kurdo që të shfaqen probleme, jeta juaj do të kthehet në një lidhje të qetë dhe të rëndësishme për jetën dhe të ardhmen tuaj. Ky vit do të jetë viti për të shijuar kontakte personale me personin që e doni. Bazuar në horoskopin tuaj për vitin 2020, ata që janë të vetmuar dhe janë në kërkim për një lidhje të re duhet të jenë më të qartë në qëllimet e tyre.
Duhet të bisedoni me të dashur/ën/in tuaj për gjithçka juve ju intereson dhe mos e lini pas dore. Ju mund të duhet të bëni biseda serioze me të dashur/ën/in tuaj për të tërhequr vëmendjen e tij ose të organizoni diçka të veçantë për ta bërë lidhjen tuaj me atraktive. Nga prilli e tutje, juve që nuk keni diçka të rëndësishme mund të gjeni gjysmën tjetër të jetës pasi sezoni duket se funksionon në avantazhin tuaj.
Dashuria e jetës suaj do të gjejë rrugën e saj drejt zemrës suaj, por edhe ju duhet të lu ftoni betejën e të dashurës suaj për ta bërë pjesë të jetës suaj! Pak vëmendje diku aty nga muaji shtator, tetor të jeni më të kujdesshëm në mjedisin familjar, sepse mund të shkaktoni ndonjë zhgënjim të vogël në atë periudhë.
Mundohuni t’i shihni gjërat me qetësi dhe t’i zgjidhni problemet me gjykimin e drejtë dhe jo të njëanshëm. Komunikimi është çelësi i vetëm për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë familjen tuaj, dashurinë tuaj, njohjen tuaj etj. Ngrohtësia dhe harmonia janë kushtet që duhet të mirëmbahen në shtëpi.
Karriera dhe financat:
Ndërsa Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri futen në shenjën e Tokës tek Bricjapi, ata lëvizin në drejtimin e shenjës suaj të zodiakut. Horoskopi profesional 2020 për juve zbulon se lëvizjet paralele të këtyre planetëve të mëdhenj mund të sjellin sfida të reja gjatë rrugës. Pozicionet e planetëve mund të duken fillimisht jo bashkëpunuese, por kjo nuk do të thotë që gjithçka është e humbur. Keni tendencën të irritoheni lehtë, por nuk duhet ta merrni seriozisht. Angazhimi për punë të palodhur dhe punë të vështirë do t’ju ndihmojë të tejkaloni këto periudha të vështira.
Sa për karrierën tuaj nëse jeni i punësuar, pasi Saturni kalon në shtëpinë e 9-të, mund të keni oferta fitimprurëse për punë për vitin 2020. Nëse doni të ndryshoni punë, atëherë ekziston një shans i mirë që do të keni fat. Bëni hapin e radhës dhe do të kuptoni se ka për t’ia vlejtur. Për shkak se ju keni mbështetjen e Saturnit gjatë gjithë vitit 2020, është më mirë të merrni vendime të rëndësishme sepse do të keni dhe përfitime të mëdha. Mos ngurroni të merrni disa rre ziqe. Nëse mendoni se keni aftësitë e nevojshme në punën tuaj të re, të jeni të sigurt se keni për t’ia dalë me përfitime marramendëse.
Nëse keni një biznes ju mund të jeni mjaft me fat për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme që do t’ju ndihmojë të fitoni shumë klientë dhe bashkëpunëtorë dhe shumë para gjithashtu. Marrja e vendimeve për kompaninë tuaj gjatë kësaj faze do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja.
GAFORRJA
Të përgjithshmet: Sipas Parashikimit Astrologjik të shenjës së Gaforres për vitin 2020, pasi Saturni dhe Jupiteri ndodhen në një kënd paksa të vështirë së bashku me Mërkurin që është në shtëpinë e 7-të, do të ketë disa ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Ndërsa tre planetët lëvizin së bashku, ata duket se mbajnë disa sfida së bashku. Por ju do t’i mbani këmbët fort në tokë.
Ndërsa sfidat e reja vijnë në rrugën tuaj për të plotësuar ëndrrën tuaj prej shumë kohësh, ju do të keni mundësitë për t’i ndjekur gjërat hap pas hapi dhe mësoni se si t’i kapërceni ato vështirësi që mund t’ju dalin përpara. Pavarësisht se sa e vështirë mund të duket, besoni në veten tuaj se mund t’ia arrini qëllimit tuaj. Do t’i tejkaloni të gjitha pengesat me forcë dhe vendosmëri.
Këtë vit do të merreni me veten tuaj dhe me gjërat që ju interesojnë më tepër. Sipas Horoskopit të shenjës suaj, për vitin 2020 është një vit i mirë për të filluar ecjen përpara në ndërtimin e suksesit tuaj me një të ardhme sa më të sigurt.
Koha është ideale për nisma të reja në punë, në vendime të rëndësishme që mund të keni për këtë vit dhe mund t’ju bëhet realitet. I keni të gjitha mundësitë për të bërë të mundur ndryshimet që doni të bëni në këtë vit sidomos në atë të ekonomisë. Këmbëngulni në atë që besoni dhe mbani lart psikologjinë tuaj sepse jeni në anën më të mirë të mundshme tani e tutje. Nga data 11 Maj shohim Saturnin të kthehet në shenjen e Ujorit. Është në të mirën tuaj të jeni pak të vëmendshëm dhe të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe mos u nxitoni në vendime apo firmosje kontratash.
Në punë, ju mund të jeni të vëmendshëm, është mirë që çdo gjë që dëgjoni apo bisedoni mirë do bëni t’i lini bisedat që kanë të bëjnë me punen tuaj apo debatet që mund të keni, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Me pak durim dhe punë keni për t’ia dalë me sukses dhe nuk ka vend për shqetësim. Dhe nëse e gjeni veten në një punë të re mund ta bëni lëvizjen, nuk do të jeni vetëm, gjithmonë do të keni ndihmën e një personi të rëndësishëm atje ku do të shkoni.
Dashuria:
Shtëpia e 11-të ka të bëjë me marrëdhëniet, dashurinë dhe familjen dhe planeti Jupiter duket se po funksionon këtë vit si një forcë kohe që sjell paqe, harmoni dhe qetësi në shtëpi.
Nëse keni fëmijë në familjen tuaj, kujdesuni mirë për to, pasi mund t’ju duhet një vëmendje nga ju. Sa për anëtarët e familjes suaj, afrohuni atyre me ngrohtësi dhe dashuri sepse mungesa e komunikimit të çdo lloji mund të sjellë keqkuptime. Sezoni i verës afër mesit të muajit Maj është gjithashtu i favorshëm për të pamartuarit, pasi ata gjejnë fatin e tyre dhe mund të shkruajnë historinë e tyre të dashurisë.
Sipas parashikimeve astrologjike për juve të shenjës së Gaforres për vitin 2020, për ata që kanë një partner dhe nuk janë të martuar kanë më shumë të ngjarë të zyrtarizojnë lidhjen e tyre dhe të bëjnë plane për martesë. Emocionalisht, komunikimi është çelësi i së ardhmes. Bazuar në horoskopin e shenjës suaj të vitit 2020, gjithçka bëhet realitet dhe për juve që akoma nuk keni diçka të re për momentin do ta gjeni njeriun e zemrës suaj për të shijuar një vit të mirë në dashurinë dhe marrëdhëniet tuaja. Do të ndani gjithashtu sinqeritetin, sigurinë e një marrëdhënie të thellë dhe të sinqertë me miqtë tuaj. Në fakt, ju gjithashtu mund të keni dhe udhëtime të largëta me të dashur/ën/in tuaj për të stabilizuar jetën dhe punën tuaj njëkohësisht. Do të kënaqeni plotësisht dhe do të ndjeni sigurinë tuaj me njeriun e jetës. Është viti më ideal për juve në dashuri Gaforre të dashura. Do të ketë gjithashtu raste kur ju dhe partneri juaj mund të keni një punë të sigurt apo dhe një fëmijë i papritur mund të vijë në familje, pra do të keni kënaqësi dhe lumturi familjare. Komunikimi është çështja më thelbësore në çdo marrëdhënie.
Do të ishte zgjuarsi që gjithmonë paqartësitë ti zgjidhni në moment me qetësinë dhe një buzëqeshje në fund. Nëse ka një vullnet për të zgjidhur problemet dhe për të qenë së bashku, asnjë problem nuk do të jetë aq i madh sa të tejkalojnë dashurinë dhe çiltërsinë tuaj. Për juve qe filloni një marrëdhënie të re mund ta keni të vështirë të zbatoni kërkesat e të dashurve tuaj. Prandaj sigurohuni që të bëni një zgjedhje të mirë përpara se të filloni lidhjen.
Karriera dhe financat:
Sipas Horoskopit të shenjës suaj për vitin 2020, viti nuk fillon saktësisht siç do të doni të fillojë çdokush. Aspektet planetare nuk janë shumë mbështetëse në fillimin e këtij viti. Për sa i përket karrierës, juve të kësaj shenje do ta keni pak të vështirë të përqendroheni në punën tuaj në fillim të këtij viti. Vështirësia në bërjen e gjërave dhe keqkuptimi ku diçka është thënë dhe dëgjuar ka shumë gjasa të ndodhë. Ndërsa Saturni hyn në shenjën e Ujorit nga data 23 Mars, do të duhet të kujdeseni pak më tepër në lidhje me punën dhe bisedat që mund të keni në punën tuaj. Do të ndiheni në ankth kur gjërat nuk shkojnë siç janë planifikuar.
Bazuar në parashikimet profesionale për vitin 2020 për juve të shenjës së Gaforres për vitin 2020, asgjë nuk mund të arrihet nëse nuk i qartësoni gjërat apo kur jeni të mërzitur, kështu që qëndroni të qetë në çdo kohë dhe përpiquni të gjeni një zgjidhje në vend të zhgënjimit të tepërt. Një mundësi ideale mund t’ju jepet nga fundi i muajit dhe një shans më tepër do të keni në ndryshimet që do të keni në fund të Marsit, por nuk duhet të hiqni dorë lehtë nga planet që keni për të realizuar.
Ky është një vit përpjekjesh dhe do t’ju duhet të provoni forcën tuaj mendore, zgjuarsinë për të arritur qëllimin dhe për të siguruar pozicionin tuaj. Bazuar në parashikimet astrologjike të shenjës suaj nga ana planetare për këtë vit 2020, ju pret një punë e vështirë por e mirë në ekonomi.
Marsi do të hyjë në Dash më 29 qershor dhe do të kalojë në shtëpinë e 10-të të pritjeve, aspiratave, suksesit dhe njohjes. Kjo do të thotë që situata ka ndryshuar dhe ju mund të duhet të keni më shumë stres në punë. Ju mund të keni shefin mbi kokën tuaj, i cili mund t’ ju kërkojë që punën e marrë përsipër nga ju ta mbaroni më para se ç’është planifikuar, por këtu juve do të provoni forcën tuaj se çfarë jeni në gjendje të realizoni në vazhdimësi të projekteve.
Ju mund të keni ende nevojë të punoni akoma dhe ta përfundoni punën tuaj që ju është ngarkuar nga të tjerët. Kjo fazë do të jetë një sfidë për të demonstruar aftësitë tuaja të performancës. Ju mund t’ia arrini qëllimit sepse jeni të punës dhe jo të bisedës, kështu që, do t’ju duhet të kaloni provën me shumë sukses. Në raste si këto, është mirë të mbani qetësinë dhe të lini momentin të kalojë