Nuk e bënte dikur, Luana Vjollca zbulon çfarë i mësoi karantina
Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila këto ditët e fundit ka treguar se është rikthyer në punë.
Por Luana ka zbuluar përmes një postimi në Instastory se dikur nuk ushqehej kur punonte, por pas periudhës së karantinës, ka zbuluar se edhe duhet të konsumojë ushqim.
“Punë dhe ushqim i shëndetshëm. Karantina më ka bërë të kuptoj që duhet të ha kur punoj”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.