Olti Curri reagon ndaj vendimit të qeverisë: “Virusi po i shërben disave, po falimenton të tjerët”
Ditën e sotme, sipas vendimit të fundit të qeverisë lokalet e natës do të rimbyllen. Kjo, për shkak të numrit të të prekurve me Covid, bazuar në shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Klubet e natës, diskot, lounge baret do të mbyllen dhe në rast të moszbatimit të vendimit të ri, do të gjobiten me 3 milionë lekë të reja dhe pezullim aktiviteti për një vit. Përpos kësaj, muzika do të ndalohet pas orës 20:00 në aktivitete të çfarëdo lloji. Në të kundërt, biznesi do të gjobitet me 1 milionë lekë të reja, si dhe pezullim aktiviteti për 6 muaj.
Një reagim ka ardhur nga Olti Curri, i cili shprehet se historia e virusit po i shërben disa njerëzve dhe po falimenton një pjesë të mirë të popullit. Curri e ka konsideruar ‘tallje’ vendimin për ndalimin e muzikës, duke shkruar: “Muzika lejohet në 19:59 por ndalohet në 20:01?!” Opinionisti ka theksuar se solidarizohet “me bizneset dhe stafin e tyre që rrezikojnë bukën e gojës.”
Në kuadër të parandalimit të përhapjes së Covid, zyra e pasaportave dhe vizave në Ambasadën Gjermane në kryeqytet njoftoi sot mbylljen deri në një vendimarrje të dytë…
News31.al