Fifi zbulon arsyen që e detyroi të dobësohej: “Prapë nuk më intereson të shëndoshem”
Fifi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi ka zbuluar në një intervistë për “Prive” arsyen pse ka rënë kaq shumë në peshë.
Fifi ka treguar se u detyrua të binte në peshë për shkak të disa problemeve shëndetësore që ka pasur me shtyllën kurrizore.
“Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam probleme me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t’u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim”, tha Fifi.