Elton Deda ironizon vendimin e fundit të qeverisë: “Muzikantët t’i bëjnë live-t në 8 të mëngjesit”

Ditën e sotme qeveria shqiptare vendosi që të rimbyllë aktivitetet si lokalet e natës, diskot dhe bar lounge-t, për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 javët e fundit. Në këtë vendim janë parashikuar gjoba që shkojnë deri në mbylljen e biznesit, për ato që nuk respektojnë rregullat. Ndërkohë që do të ndalohet luajtja e muzikës në të gjitha llojet e aktiviteteve, pas orës 20:00.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë reguar pas këtij vendimi, sidomos muzikantët, por edhe figura publike të ndryshme, të cilat thonë se kjo mbyllje do të dëmtojë rëndë ekonomikë e shumë njerëzve.

Nga muzikantët, raegimi që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Elton Dedës. Në një postim në “Facebook”, këngëtari i muzikës rrok, sigurisht me ironi, thotë se tani ai dhe kolegët e tij live-t e tyre duhet ti bëjnë nga ora 8 e mëngjesit deri në 10. Kështu edhe kafja e mëngjesit për të gjithë do të shtyhet përsëmbari.

Nuk kanë munguar edhe batuta të tjera lidhur me vendimin e fundit të qeverisës, si për shembull nga moderatorja Xhemi Shehu, e cila thotë:

Florjan Binaj pyet:

/News31.al