Puthje dhe përqafime, Seldi në krahët e një bruneje seksi

Ndonëse është komentuar për lidhje të ndryshme që prej ndarjes nga ish-e fejuara e tij, Mimoza Shkodra, Seldi Qalliu ka ditur të jetë mjaft privat përsa i përket jetës personale.

Megjithatë pavarësisht përpjekjeve për të qenë sa më i kujdesshëm, Qalliu është fotografuar së fundmi duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në bregdetin e Shqipërisë me një vajzë brune, identiteti i të cilës nuk dihet akoma.

Dyshja duket se ka shijuar temperaturat e larta, detin dhe romancën bashkë gjatë ditëve të nxehta të verës 2020.

Nuk dihet nëse Seldi do të tregojë diçka më shumë rreth jetës së tij private, ndonëse fotot e mëposhtme flasin vetë.

revistawho.com