8 Arsyet Pse Studentët e Dobët në Mësime Fitojnë më Shumë Se Ata të Dhjetave

Shumë prindër përpiqen t’i bindin fëmijët e tyre se notat shkollore janë me të vërtetë të rëndësishme. Dhe kur fëmijët e tyre marrin nota të këqija i qortojnë dhe i bëjnë ata të studiojnë më shumë. Por në jetën reale, shumë shpesh notat shkollore nuk kanë aspak rëndësi.

Sa herë keni dëgjuar për fëmijë që nuk ishin shumë të suksesshëm në shkollë, por më pas përfundun në kompani të shkëlqyeshme në një pozitë të shkëlqyeshme?

Ne kemi konsultuar me psikologët dhe jemi munduar t’i përgjigjemi pyetjes se pse studentët e këqij shpesh bëhen më të suksesshëm se ata të mirët.

Ata nuk shqetësohen për notat

Për shumë studentë të mirë, notat e tyre janë një shenjë e suksesit: nëse ata kanë nota të mira, kjo do të thotë se ata kanë arritur diçka. Sidoqoftë, të gjitha notat janë subjektive dhe ato varen jo vetëm nga cilësia e njohurive, por edhe nga faktorët e tjerë, si mësuesi dhe gjendja shpirtërore e tyre.

Studentëve të këqij nuk u duhen nota për të dëshmuar se janë të suksesshëm. Kur i ndjekin qëllimet e tyre, ata nuk kërkojnë vlerësimin e njerëzve të tjerë, ata kujdesen më shumë për atë se sa të kënaqur janë me ato që kanë bërë.

Ata nuk përpiqen të duken mirë

Për studentët e mirë, shpesh është shumë e rëndësishme të krijoni përshtypje të mirë te mësuesi i tyre. Kjo është arsyeja pse ata përpiqen të jenë aktivë, edhe kur nuk janë të interesuar për një temë. Dhe studentët e këqij nuk përpiqen t’i bëjnë përshtypje askujt. Edhe pse ata respektojnë mësuesit, ata nuk bëjnë gjërat që nuk duan të bëjnë.

Shumë shpesh, njerëzit i përmbahen këtyre modeleve të sjelljes në komunikimin e tyre me shefat e tyre.

Ata nuk bëjnë gjithçka vetë

Shumë studentë të mirë i përmbahen rregullit: “Nëse dëshiron që diçka të bëhet, bëje vetë”. Kjo për shkak se ata janë mësuar të jenë atje 100% dhe të kontrollojnë gjithçka vetë. Në të njëjtën kohë, studentët e këqij përdorin njerëz të tjerë për të marrë atë që dëshirojnë.

Në jetën e të rriturve, njerëzit gjithashtu i përmbahen këtyre modeleve: ndërsa disa e shterojnë veten duke bërë më shumë sesa mund ta realizojnë realisht, të tjerët ua delegojnë detyrat e tyre njerëzve të ndryshëm.

Ata i lejojnë vetes të jenë të papërsosur

Disa njerëz i përmbahen rregullit: “Unë ose e bëj këtë në mënyrë të përsosur ose nuk e bëj fare.” Të jetosh kështu është tepër e vështirë, sepse të jesh i suksesshëm në çdo fushë thjesht nuk është e mundur. Njerëzit do të kalojnë vite me rradhë në punë pa fund, duke u përpjekur të punojnë më shumë dhe më shumë dhe kurrë nuk do të marrin guximin të bëjnë diçka që vërtet u pëlqen.

Këtu është një shembull: “Unë shkoja në një shkollë arti dhe aty ishte një djalë. Ai ishte goxha i mirë, por ai nuk ishte nxënës i mirë në shkollë të mesme. Por kjo nuk e ndaloi atë të bëhej një nga artistët më të mirë të grafiteve në vend. Tani, ai punon me njerëz nga e gjithë bota. Dhe nëse ai do të ishte një perfeksionist që vërtet kujdesej për notat e tij, talenti i tij nuk do të zbulohej kurrë. ”

Ata nuk nuk shpenzojnë energji në gjëra të cilat nuk i duan

Studentët e këqij kurrë nuk e bëjnë veten të bëjnë gjëra të cilat nuk u interesojnë, veçanërisht gjërat që ata mendojnë se janë të kota. Përkundrazi, ata përqendrohen në gjërat për të cilat interesohen në të vërtetë. Dhe një student ekselent do të vazhdojë të mësojë gjëra vetëm për të qenë një student i mirë.

Më vonë, studentët ekselentë shpesh harxhojnë vite të jetës së tyre në marrëdhënie të këqija dhe punë të padobishme.

Këtu është një histori që tregon logjikën e keqe që kanë studentët. Atë e tha pronari i një kompanie të madhe: “Unë shkova në 7 shkolla të ndryshme dhe isha gjithnjë nxënës i keq. Nuk doja të studioja lëndët të cilat nuk më interesonin. Në një moment, thjesht ndalova së shkuari në klasat e matematikës.

Në të njëjtën kohë, unë lexoja shumë gjëra të cilat më interesonin. Gjithashtu, unë isha duke përdorur internetin kur asnjë nga mësuesit e mi madje nuk e dinte se çfarë ishte. Unë kalova gjithë kohën time të lirë në internet, duke luajtur në kompjuter, leximi ose ecja jashtë.”

Ata kanë gjëra të tjera për të bërë përveç detyrave të shtëpisë

Studentët e këqij e kalojnë kohën e tyre të lirë ashtu siç dëshirojnë: ata lexojnë, luajnë sport, luajnë muzikë, kërcejnë, ose luajnë me fëmijët e tjerë.

Sipas psikologëve, studentët ekselentë shpesh e kanë të vështirë për t’u çlodhur sepse janë gjithmonë të tensionuar jo vetëm mendërisht, por edhe psikologjikisht. Fatkeqësisht, ky problem mbetet me ta edhe kur të rriten: ata shpesh ndjehen të shqetësuar sepse kanë frikë se mos u binden pritshmërive të njerëzve të tjerë.

Ata janë në rregull jo vetëm me sukseset, por edhe me dështimet

Ne të gjithë njohim njerëz që e kanë shumë të vështirë të përballen me dështimin. Ata i trajtojnë edhe gabimet më të vogla si probleme të mëdha. Dhe studentët e këqij janë mësuar të marrin nota të këqija dhe të mira. Për ta, një notë e keqe (një dështim) nuk është fundi i botës. Në jetën reale, ata përballen me stresin shumë më mirë dhe ia hedhin më lehtë pasi të bëjnë gabime.

Ata janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe

Njerëzit që nuk ishin shumë të suksesshëm në shkollë u duhej të përshtateshin me situata gjatë gjithë kohës. Ata e lejuan veten të ëndërrojnë dhe të mos jetojnë sipas planeve të prindërve të tyre për ta. Tani ata përballen më mirë me gabimet e tyre.

Nëse ata duan të braktisin kolegjin, të ndryshojnë punën e tyre ose të transferohen në një vend tjetër, ata do e bëjnë. Ata dëgjojnë vetveten dhe atë që duan.