Xhaxhai i 21-vjeçares që ndërroi jetë te Infektivi: “Amantia nuk vdiq nga Covid-19”

Viktima më e re në moshë në Shqipëri nga Covid-19 është 21-vjeçarja nga Gramshi, Amantia Çarçiu, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë. Sot, xhaxhai i saj ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se mbesa e tij nuk ka vdekur nga koronavirusi.

Fredi Çarçiu në një prononcim për “Newsbomb.al”, thotë se Amantia vuante nga diabeti dhe bajamet, duke mohuar se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar për shkak të Covid-19.

Vajza ka vuajtur nga diabeti dhe bajamet, ka shkuar në spital me temperaturë nga bajamet. Ka qenë më tempertaturë të vazhdueshme disa ditë. Ne nuk e dërguam menjëherë në spital sepse e dinim si ishte gjendja të Infektivi dhe për më tepër e dinim që temperaturën ia shkaktonin bajamet. Vajza kishte një javë e shtruar në spital por e kishte kaluar tre-katër herë këtë krizë.

Nëse ajo është viktimë e covid-it, atëhere e kanë vrarë ata. Kam tre javë që kam ardhur nga Gjermania dhe doja të dilja me të dhe jo ta varrosja. Në 24 orët e fundit, para se të ndërronte jetë, vajza ka folur me mua në kamera: më vjen shumë keq që s’e regjistrova videon. Humba dritën e syve”- rrëfen xhaxhai i 21-vjecares.

Sot e motra, shkoi të tërheqë dosjen nga spitali dhe çfarëdo të jetë shkruar në atë dosje unë nuk e besoj, nuk e di çfarë politike luhet që thonë se vajza vdiq nga Covid-i, por unë i akuzoj drejtpërdrejt dhe marr gjithçka parasysh sepse kam besim që e drejta do vërtetohet”-thotë më tej Fredi Çarçiu, duke shtuar se asnjë prej familjarëve të Amantias, përfshirë edhe të ëmën që i ka ndenjur te koka gjatë ditëve me temperaturë, nuk janë testuar pozitivë me koronavirus.

Në fund, mes dhimbjes dhe trishtimit ai tregon:

Amantia nuk ka vdekur nga Covid, që u fusin frikën njerëzve këta. Dua të përgënjeshtroj këtë. Ka qenë një vajzë që kush e shikonte në rrugë e mbante mend me buzqëeshjen e vet, e donte jetën dhe luftonte pavarësisht mbipeshës, e kalonte me shaka, të gjithë e donin, ishin prototipi i lagjes. Sapo kishte mbaruar provimin e shkollës së lartë, tani në korrik kishte dhënë provimin e saj të parë, nuk arriti të merrte as diplomën.

/News31.al