Labinoti tha se koronavirusi është gënjeshtër, sopranoja i kthehet ashpër: “Kam dalë për të gjetur insulinë për babain”

Disa kohë më parë, këngëtari Labinot Tahiri bëri bujë me deklaratën e tij kur u shpreh se koronavirusi është gënjeshtër. “10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër”, u shpreh ai.

Së fundmi, sopranoja Arta Jashari i ka bërë një mesazh publik Labinotit pasi i ati i saj është infektuar me koronavirus.

Arta ka publikuar një foto me maskë në rrjete sociale, duke treguar se po kujdeset për të atin e sëmurë. “Hajde Lab, ma këndo ndonjë këngë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jam solokëngëtare/muzikante, sikur ti – veç me 3 diploma, 2 prej tyre evropiane. E kam lënë karrierën në Berlin për të kontribuar për Kosovën. Sonte kam dalë me lypë një copë letre për të siguruar insulinë për drejtorin, dirigjentin, kompozitorin, Baki Jashari – babain tim, si qytetar i Republikës së Kosovës”, ka shkruar sopranoja krahas fotos.