“Bojkotoni Loredanën”, “Të ndihmojmë viktimat e Loredanës”, rrjetet sociale kundër reperes
Historia e Loredanës dhe çiftit zviceran, të cilët pretendojnë se reperja u ka zhvatur afro 1 milion franga, nuk është mbyllur ende. Së fundmi, zonja Petra Z. është shprehur në një intervistë se është aq e rrënuar ekonomikisht, saqë nuk mund të paguajë funeralin e së ëmës.
Një reagim mbi këtë deklaratë ka ardhur nga reperi Bushido, i cili e sulmuar publikisht Loredanën. “Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati i ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur Bushido, teksa ka nisur fushatën për të ndihmuar financiarisht ata që ai ndryshe i quan “viktimat e Loredanës”.
Zonja Petra Z. ka thënë se gjesti i reperit është ‘i mrekullueshëm’ dhe se e lehtëson atë ‘së tepërmi financiarisht’. Ajo ka shtuar se ka rreth 43 mijë euro fatura të papaguara. Prej disa ditësh, në Twitter po shihen kudo etiketime ku shkruhet: ‘Bojkoto Loredanën’. Historia famëkeqe e reperes shqiptare duket se nuk po e ndihmon aspak këtë të fundit në karrierën e saj muzikore. Loredana nuk ka reaguar ende lidhur me këtë vëmendje që emri i saj po merr së fundmi. Megjithatë, duket se punët nuk po shkojnë aspak mirë për reperen shqiptare… /News31.al
Burimi: 20min.ch