Foto e fundit e Orindës “vodhi” vëmendjen e të gjithëve, moderatorja frymëzon vajzat me këtë pozë

Ndonëse ka treguar se kujdeset vazhdimisht për trupin e saj, kjo nuk e ka penguar moderatoren Orinda Huta të ndajë një foto ku vëmendjen maksimale e ka marrë barku i saj.

Duke u shfaqur pa filtra dhe asnjë modifikim tjetër në foto, Orinda ka marrë vëmendjen e ndjekësve të cilët kanë nxituar të komentojnë, duke pohuar se i pëlqen natyraliteti i saj.

Kujtojmë se dhe më parë Huta ka treguar në një tjetër foto se mund ta modifikonte dhe të hiqte atë që quhet sasi e tepërt, megjithatë ka preferuar të jetë sa më realiste me ndjekësit e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Me siguri ky veprim i Orindës do të frymëzojë dhe shumë vajza të tjera, të cilat hera herës, i druhen pozave si kjo e moderatores, duke u përpjekur për t’u shfaqur sa më perfekte.

revistawho.com