I njëjti beat, të njëjtat fjalë/ Tayna akuzohet se vodhi këngën ‘Bass’ nga Drake, ja si qëndron e vërteta
Njerëzit online shkruajnë se ritmi duket thuajse identik me freestyle-n e Drake, “Behind Barz”.
Kënga më e fundit e Taynës ‘Bass’ u pëlqye shumë nga publiku shqiptar mirëpo duket se ka një ngjashmëri me atë të Drake.
Njerëzit online shkruajnë se ritmi duket thuajse identik me freestyle-n e Drake, “Behind Barz”.
Si reperja shqiptare, ashtu edhe ai amerikan, përmendin në këngët e tyre togfjalëshin “tic-tac-toe”, ndërsa beat-i duket gjithashtu i njëjtë.
Për më tepër, Tayna përmend në këngë edhe pseudonimin e reperit amerikan “Champagne papi”.
Kënga në të vërtetë ka dy beat-e, njërin nga Cricket dhe tjetrin nga Jacob Lethal Beats, i cili ka realizuar disa këngë të Drake.
Tayna në këtë mënyrë ka qenë e autorizuar për të përdorur pjesën muzikore të reperit me famë botërore, ndaj kënga nuk është e vjedhur.
(A.B)/Dosja.al