“A ke bërë ndonjëherë seks”- Bebe Rexha i përgjigjet ndjekësve dhe zbulon: Unë asnjëherë…

Bebe Rexha u kap mat pak ditë më parë në krahët e një mashkulli, të identifikuar si kinematografi dhe producenti Keyan Safyari.

Nuk dihet ende nëse janë në një lidhje dashurie por dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Daily Mail, raportoi se ky mund të jetë i dashuri i ri i këngëtares por vetë Bebe Rexha s’ka bërë asnjë koment.

Pak orë më parë, ajo zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale ku u pyet ka bërë ndonjëherë seks.

Duke bërë ironi, shqiptarja u përgjigj: “Çfarë është kjo? Asnjëherë nuk kam dëgjuar për të.”

Ylli i muzikës pop foli gjithashtu për gjendjen e saj duke thënë se është e lumtur.

“A je e lumtur dhe ok?”– e pyeti një nga ndjekësit.

“Po dhe po,”- u përgjigj këngëtarja.

Bebe Rexha, e cila vuan edhe nga çrregullimi i bipolaritetit, tregoi se si po menaxhon stresin dhe ankthin gjatë periudhës së pandemisë.

“Bëj ushtrime fizike, eci me biçikletë, meditoj, dëgjoj muzikë dhe bëj shëtitje me qenin tim,”- u shpreh Bebe, duke shtuar se gjëja e parë që do bëjë kur të dalë nga izolimi është udhëtimi drejt prindërve të saj për ti takuar.

Këngëtarja zbuloi edhe listën e vendeve të saj të preferuara për të udhëtuar, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria.

“Franca, Brazili, Finlanda, Shqipëria, Meksika dhe Karaibet,”– tha Bebe Rexha.

/Panoramaplus.al