Brooklyn Beckham i propozon për martesë të dashurës 4 vite më të madhe, ja sa kushtoi unaza prej diamanti
Djali i Victoria dhe David Beckham i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Nicola Peltz.
Brooklyn Beckham i propozoi modeles rreth dy javë më parë.
21-vjeçari dhe Nicola njoftuan lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale.
“Dy javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha ‘po’,”– shkroi modeli, krahas një fotografie të realizuar nga motra e tij 9-vjeçare Harper, ku pozoi përkrah të dashurës 25-vjeçare.
“Jam burri më i lumtur në botë. Të premtoj se do jem se do jem bashkëshorti më i mirë dhe babai më i mirë një ditë. Të dua zemër,”– shtoi Brooklyn.
Gjithashtu edhe aktorja postoi të njëjtën foto në Instagram dhe shkoi: “Ti më bërë vajzë më të lumtur në botë. Mezi po pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty. Dashuria jote është dhurata më e bukur. Të dua shumë zemër dhe faleminderit Harper për këtë fotografi.”
Brooklyn i propozoi për martesë të dashurës me një unazë diamanti.
“Unaza e Nicole mund të jetë me një diamant 4.5 ose 5 karat. Sa për koston vlera e unazës është rreth 150.000 deri në 200.000 dollarë,”– tha drejtoresha e komunikimit të JamesAllen.com, Shannon Delany-Ron.
Brooklyn dhe Nicola bënë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram në janar.
Para se të lidhej me yllin e Transformers: Age of Extinction, Brooklyn ishte në një lidhje me Hana Cross por i dhanë fund në vitin 2019.
Gjithashtu ai ka qenë në një romancë me Chloë Grace Moretz por u ndanë në vitin 2018.
/Panoramaplus.al