Femra, hashah dhe armë/ Njihuni me reperin AlbaWizzy që synon të sfidojë kolegët

“Million”, titullohet single i parë që doli në tregun muzikor shqiptar nga artisti i ri Armando Xhemali, që në muzikë njihet si AlbaWizzy.

Projekti u lancua në datën 3 korrik nga “Vitamin Music Label”, që ka marrë në menaxhim këtë reper.

Në fotot e tij në Instagram, shihen postime ku ai shfaqet i rrethuar nga femrat, me armë në duar dhe duke tymosur hashah, sjellje të reperave të famshëm.

Albawizzy pasi kishte realizuar disa projekte me kolegët nga grupi “Te Tanet”, pas 5 vitesh lidhi kontratën e tij të re, duke u shpallur sfidë kolegëve më këngën “Million”.

Ky projekt vjen pas klipit “Djali” në 2018-ën, apo “Gjuj” vitin e kaluar në duet me OG Rruga. Kjo shtëpi muzikore nisi punën në tregun muzikor me artistin grek, Argyris Kontolaimos (RG), me këngëtarin e njohur amerikan “Denace” (Stan Eminem 2), Phyrosun, Gbani, Christine Bageri, e shumë artistë të tjerë.

www.story.al