Prisni të papriturën! Zbulohen 2 super bashkëpunimet e Capital T, njëri prej tyre ndërkombëtar

Prej muajsh Capital T ka lajmëruar fansat se do publikojë albimin e tij të ri me një emër krejt të veçantë “Skulpturë”, që pritet të bëjë namin këtë verë.

Albumi është i ndarë në dy pjesë dhe deri tani nga pjesa e parë ka mbetur pa u publikuar vetëm kënga: “C’est la vie”, që për hir të së vërtetës ka bërë namin vetëm me një sekuencë të publikuar në Instagram nga Capitali.

View this post on Instagram

C’EST LA VIE 🦋 do copeza t’SKULPTURES 🤷🏻‍♂️🔥 deri sa t’del albumi i plotë.

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Kjo pjesë përbëhet nga 7 këngë, mes të cilave edhe bashkëpunimi me Ledrin.

Sakaq, pak dimë nga pjesa e dytë e albumit, që pritet të publikohet së shpejti dhe përbëhet nga 8 këngë, 4 prej të cilave bashkëpunime, detajet për të cilat autori i hitit “Akull” i ka zbuluar së fundmi.

Në një intervistë për “Prive” Capital T ka treguar se njëri prej bashkëpunimeve do jetë me Vig Poppën me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët në këngën “Pa cenzurë”.

Sakaq, ai ka treguar se do sjellë edhe një bashkëpunim me një artist ndërkombëtar, konkretisht bëhet fjalë për reperin grek Mente, dhe kjo na erdhi surprizë.

Dy emrat e tjerë ai nuk i ka zbuluar, por ka treguar se do jenë me artistë meshkuj, ndonëse njëri prej tyre mesa kemi kuptuar është 2PO2.

Albumi nuk e ka ende një datë publikimi, por ne mezi po presim.

iconstyle.al