E akuzoi se e preku me koronavirus, lojtarët e Partizanit i shkojnë kolegut në shtëpi dhe e sulmojnë
Së fundmi u raportua se 5 lojtarë të Partizanit dolën të infektuar me koronavirus. Në fillim u infektuan Deian Bolder, Besnik Ferati dhe më pas tre lojtarët e tjerë, Çinari, Mala dhe Kote.
Lojtarët kanë dyshuar se Bolder dhe motra e tij kanë përhapur koronavirusin sepse ata u diagnostikuan të parët.
Pasi tre lojtarët e tjerë kanë dalë pozitivë, ata kanë marrë Bolderin në telefon dhe kanë debatuar, ndërsa më pas ka pasur një konfrontim fizik mes tyre.
Njëri nga lojtarët ka shkuar poshtë pallatit të tij dhe Bolderi ka dalë nga karantina për t’u sqaruar me të. Debati ka vijuar me tone të forta dhe mes tyre ka pasur një sulm fizik. Bolderi është goditur me një send të fortë dhe është lënduar. E pranishme në ngjarje ka qenë dhe motra e tij, që ka bërtitur me të madhe.
Dëshmitarët kanë treguar se në sherr ka pasur dhe lojtarë të tjerë të Partizanit, të cilët janë testuar negativ. Banorët e pallatit kanë telefonuar policinë dhe dy lojtarët kanë përfunduar në spital për mjekim.
Burimi: Newsbomb.al