Pushimet “e detyruara” shqiptare të VIP-ave. Kush janë zonat ku po kalojnë ditët e nxehta personazhet e njohur

Qeveritarë dhe politikanë që kalojnë pushimet në vilat e Lalëzit janë të njohur për fqinjët por jo për publikun. Diskrecioni mbetet ende i fortë në Lalëz ndërkohë që shumë pranë tij është një tjetër fshat turistik po shndërrohet në destinacionin e radhës.

Nuk është më vetëm Golemi. Tashmë për muajt e verës shqiptarët kanë zgjedhur të kenë shtëpitë e tyre të dyta në Lalëz apo Dhërmi. Ky i fundit është shndërruar në destinacionin ku emra të njohur të biznesit, politikës dhe gazetarisë kanë zgjedhur të kenë shtëpitë e tyre të verimit.

Samir Mane, Sandër Frangaj, Blendi Fevziu, Saimir Kodra, Ylli Manjani dhe plot emra të tjerë kalojnë muajt e nxehtë (dhe jo vetëm) në rezidendën e Palasës ndërtuar nga Samir Mane.

Lalëzi mbetet gjithashtu destinacioni i preferuar i shumë emrave të njohur. Ilir Meta dhe Ardit Gjebrea kryesojnë listën. Qeveritarë dhe politikanë që kalojnë pushimet në vilat e Lalëzit janë të njohur për fqinjët por jo për publikun. Diskrecioni mbetet ende i fortë në Lalëz ndërkohë që shumë pranë tij është një tjetër fshat turistik po shndërrohet në destinacionin e radhës.

Bëhet fjalë për kompleksin Vala Mar në Hamallaj, një investim i ri me ndërtesa dy katëshe të sistemuara ku kanë mbërritur dhe banorët e parë. Mes tyre ajo që bie më shumë në sy është vila e Benet Becit, Drejtorit të KESH, Ermal Mamaqi, Sinan Hoxha dhe Eni Vasili kanë nisur të shfaqen në ambientet e fshatit të ri turistik, ku janë vendosur dhe Luan Bregasi i Dhomës së Tregëtisë apo dhe pronari i kompanisë “Landmark” Erion Isufi, Behgjet Pacolli etj.

Fshatrat turistike në Shqiperi janë shndërruar së fundmi në vendet e vetme ku mund të kalosh pushimet. Pandemia i ka penguar VIP-at tanë të udhetojnë dhe postojne foto nga pushimet nëpër botë. Këtë vit të gjjthë do të duhet të mjaftohen me foto nga plazhet shqiptare, nga shtëpitë verore dhe restorantet e plazheve shqiptare.

(Dosja.al)