Horoskopi i datës 12 korrik 2020

Dashi

Fokusohuni te dashuria sot ju që jeni në çift, sepse çdo gjë do të shkojë qetë. Edhe pse jeni të shqetësuar për një problem, do t’i jepni zgjidhje. Beqarët duhet të pranojnë ftesat për takime.

Demi

Një çështje e rëndësishme në marrëdhënien tuaj në çift, sot do t’ju mbajë nën tension gjatë gjithë ditës. Beqarët do ndihen të lirë të bëjnë atë që do duan.

Binjakët

Edhe pse sot jeni disi ëndërrimtar ju të dashuruarit, përsëri nuk e keni humbur kontaktin me realitetin. Beqarët do bëjnë mirë të mos marrin vendime të nxituara për të ardhmen.

Gaforrja

Momente lumturie sot për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Për beqarët nuk do përkujdeset veçanërisht asnjë planet. Financiarisht do jeni të favorizuar, por mos bëni shpenzime të pamenduara.

Luani

Sot nuk jeni të kënaqur nga ana sentimentale. Ndjenjat që provoni për partnerin/en nuk kompensohen në mënyrë reciproke dhe kjo gjë ju mërzit. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri.

Virgjëresha

Dita juaj sot nuk ka vetëm ngjyrat e entuziazmit që ju shoqëron gjithmonë, por edhe ato të pasionit. Beqarët nuk duhet ta humbasin për asnjë moment optimizmin dhe as mundësinë për takime të reja.

Peshorja

Tensionet e së shkuarës do dalin më në pah gjatë ditës së sotme për ju të dashuruarit. Beqarët do jenë gati të bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm që të mos mbeten më vetëm.

Akrepi

Sot ndiheni romantikë dhe doni të qëndroni vetëm pranë njeriut të zemrës. Beqarët do kenë një ditë të jashtëzakonshme. Në planin financiar do shpenzoni pa maturi dhe problemet do jenë të mëdha.

Shigjetari

Më në fund keni flluar të lëvizni përsa i përket marrëdhënie suaj në çift. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe në disa momente mund të mbyllen edhe në vetvete. Financat do jenë të mira.

Bricjapi

Partneri/ja do t’ju lënë hapësira veprimi gjatë ditës së sotme, sepse e dinë që ju keni qejf të bëheni protagonist/e në marrëdhënien tuaj. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri.

Ujori

Mungesa e komunikimit sot do t’jua vështirësojë punët me partnerin/en. Beqarët do e gjejnë dashurinë e madhe me të cilin do fllojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Edhe pse sot është ditë pune ju ndiheni sikur e keni pushim. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në humor dhe do ndihen gati për të flluar edhe aventura kalimtare. Kujdes me financat dhe blerjet e pakontrolluara.