Ledri Vula feston datëlindjen, urimet nga njerëzit e tij të dashur dhe dëshira më e madhe e reperit në këtë ditë
Ledri Vula feston sot datëlindjen dhe urimet nuk kanë munguar, jo vetëm nga fansat por edhe nga njerëzit e tij të dashur. “Shëndet e jetë syri i Ninit“, janë këto fjalët që mamaja e reperit i ka dedikuar atij në ditën speciale.
Ashtu siç pritej, edhe partnerja e tij, Sara Hoxha e uroi djalin që i ka vjedhur zemrën në mënyrën më romantike të mundshme. “Kjo ishte një nga ditët më të bukura të jetës tonë dhe isha vërtetë fatlume që e ndava me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar datëlindjen njeriut që uroj ta mbaj përgjithmonë në zemër“, ka shkruar Sara në foton ku shihet duke i dhuruar një puthje Ledrit. Nga ky urim gjithashtu zbuluam se Sara dhe Ledri i thërrasin njëri-tjetrit me përkëdheli “Culi”.
Nga ana tjetër, këtë datëlindje vetë reperi ua ka kushtuar fansave. Ose të paktën, kështu është shprehur Ledri publikisht. “Dëshira ime për këtë vit është të kthehem në koncerte dhe për t’iu parë duart lart“, ka shkruar reperi, duke e shoqëruar shkrimin me një foto nga koncertet. Periudha e pandemisë i shkëputi këngëtarët nga skena muzikore, por javët e ardhshme pritet të sjellin një ndryshim të situatës.
I urojmë Ledrit GËZUAR DATËLINDJEN dhe nëse do citonim Dhurata Dorën, “Edhe 100 vjet dhe hite”
/News31.al