Partizani vatër infeksioni: tre të tjerë rezultojnë pozitiv pas tamponeve

Punët nuk duken aspak mirë për Partizanin, që pikërisht para derbit kryeqytetas ka humbur edhe tre lojtarë të tjerë për shkak të koronavirus. Rezultatet e tamponeve nuk kanë qenë ato që shpresonin drejtuesit e të kuqve, sepse pas Boldor e Feratit edhe tre lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë: bëhet fjalë për Eraldo Cinarin, Esat Malën dhe Kristi Kote.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kryeqytetas, që e ka bërë të ditur në orët e para të mëngjesit rezultatin e tamponeve. Tani cështja nuk është nëse do të luhet derbi me Tiranën, sepse sipas protokollit duhet të vazhdojë normalisht me lojtarët që kanë rezultuar negativë, por formacioni i Sormanit ësnhtë copë në këtë moment, në një ndeshje që vlen shumë për Europën…

NJOFTIM
FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ.
Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.