Kënga e re e Loredanës, nga ngjashmëria me Beyonce deri tek disa për Mozzik
Loreda ka publikuar këngën e saj më të re GEH DEIN WEG (Shko në rrugën tënde) në bashkëpunim me KC Redbell & Summer Cem dhe që tani fansat e saj kanë dalë në disa konkluzione.
Si fillim duhet të themi se kënga ritmike është pritur shumë mirë dhe në vetëm pak orë nga publikimi, numëron gati 500 mijë klikime në YouTube.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen është teksti i këngës së re, që duket si një dedikim për ish-partnerin Mozzik. Më konkretisht ja çfarë thotë Loredana në refren:
Për shkak se kemi njohur njëri-tjetrin
që nga dita e parë,
e mbajmë rrethin e ngushtë! A’m tregove!
shko në rrugë tënde, shko në rrugën tënde
Pavarësisht se sa kohë që luftojmë
unë mendoj se është fundi!
Shihemi përsëri!”!
Por nuk mbaron këtu, pasi disa nga fansat e këngëtares mendojnë se kënga i ngjan asaj të Destiny’s Child – Say My Name.
Refreni ka disa elementë që të bëjnë t’i krahasosh kur Loredana thotë “I’ts ok, it’s ok” dhe Beyonce thotë “Say my name, Say my name”.