Kopje apo rastësi? Skenat e ngjashme të ‘50 Shades’ dhe ‘365 Days’
Kur u publikua, disa njerëz e konsideruan filmin “365 Days” (365 Dni) si filmi që e bëri “50 Shades of Grey” të duket si film vizatimor. Pikërisht nga i njëjti film duket se “365 Days” – kaq i përfolur dhe kritikuar së fundmi – është frymëzuar. Apo të jetë rastësi? Shumë të ngjashme për të qenë rastësi, por gjykojeni ju.
1. Skena e dushit
Ka një moment pothuajse të njëjtë në filmin e tretë të “50 Shades” dhe filmit “365 Days”. Madje dhe arredimi i dhomës e bën të duken si të jenë dy xhirime në të njëjtin vend.
2. Ballo me maska
Në filmin e dytë të “50 Shades”, Anastasia dhe Christian, dy protagonistët, ftohen në një ballo me maska, ngjarje e cila pasohet nga shfaqja e personazhit negativ të filmit. Një festë me maska dhe shfaqja e antagonistit ndodh edhe tek “365 Days”. Në të dy filmat ka një kërcim mes personazheve kryesorë, por ky moment theksohet më shumë tek “365 Days”, pasi, për një moment, Massimo shndërrohet në balerin profesionist dhe bën një kërcim pasionant.
3. Shtatzënia e papritur
Tek të dy filmat, aktoret kryesore janë papritmas shtatzënë dhe pas këtij lajmi ndodh një ngjarje që rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijës.
4. Një shprehje fiksuese
Të dy filmat përdorin një “catchphrase” (frazë që përdoret vazhdimisht), për t’u ngulitur edhe më shumë në mendjen e shikuesve: “Laters baby” (50 Shades) dhe “Are you lost babygirl?” (365 Days).
5. Të tjera
Skena të tjera të ngjashme, përveç atyre erotike, përfshin skenën e avionit privat dhe veshja e ngjashme e aktoreve kryesore.