Kanye West për Covid-19: “E kam kaluar që në muajin shkurt, nuk besoj tek vaksina”

Kanyë West, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes të gjithë mediave pas deklaratave ku shpalli kandidaturën e tij për president të SHBA, tani ka folur edhe për situatën e pandemisë. Ndër të tjera, reperi thotë se është shumë dyshues dhe i kujdesshëm kur flitet për një vaksinë ndaj koronavirusit, ndërkohë që mendon se është prekur edhe vetë nga virusi.

42-vjeçari tha se ka pasur disa simptoma që në muajin shkurt dhe dyshon se e ka kaluar sëmundjen, megjithatë kjo eksperiencë nuk ja ka ndryshuar aspak mendimin për vaksinën. Ai e quan atë si “shenja e përbindëshit”. Po po, fiks kështu si e lexoni.

Në një intervistë për “Forbes” West tha: “Shumë fëmijë janë vaksinuar dhe janë paralizuar. Prandaj kur thonë që zgjidhja e Covid-19 është vaksina, jam shumë i kujdesshëm. Vaksina është shenja që të lë përbindëshi. Ata duan që ne të fusin çipe brenda nesh, duan që të bëjmë gjithë këto gjëra, në mënyrë që të mos kalojmë dyert e parajsës. Kur them ata, dua të them njerëzit që kanë djallin brenda. Nëse nënshtrohemi nuk do të shkojmë në parajsë.

Kur u pyet se në çfarë kure kundër koronavirusit beson. reperi tha: “Është e gjitha tek Zoti. Duhet të ndalojmë së bëri gjëra që e xhindosin Zotin.”

West njihet për besimin e tij dhe performancat në kishë çdo të dielë, madje albumi i tij i fundit muzikor ishte i gjithi i ndërtuar nga muzika e kishës. Ndërkohë që në garën për president, edhe pse ka humbur disa afate, duket se është futur seriozisht, nisur nga deklaratat që po bën për të gjithë çështjet që shqetësojnë SHBA-në tani.

Kanye habiti publikun disa kohë më parë kur deklaroi mbështetjen e tij për Donald Trump, megjithatë në këtë intervistë të fundit zbuloi se nuk e kishte votuar miliarderin në zgjedhjet e 2016-ës dhe se nuk beson më në idetë e tij. Sidomos pasi Trump u mbyll në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave për “Black Lives Matter”.

Partia me të cilin reperi do të kandidojë është e pavarur dhe quhet “Birthday Party”, por nëse Trump nuk do të garonte me Pepublikanët, West do të kishte zgjedhur pikërisht këtë parti për të shpallur kandidaturën. Numri dy i reperit në zgjedhje do të jetë miku i tij, pastori Michelle Tidball nga Wyoming.

/News31.al