E mbështolli me çarçaf dhe e groposi në pyll/ Gruaja vret të birin pasi luante deri vonë natën me telefon
Një grua në Brazil ka mbytur me një jastëk djalin e saj 11-vjeçar, pasi i kishte ardhur në “majë të hundës” përdorimi i telefonit nga ana e tij, deri në orët e vona të natës.
Policia në Brazil, ka publikuar një raport, ku akuzon Alexandra Dougokenski. për vrasjen e djalit të saj, Rafael. Raportohet se gruaja fillimisht nuk e ka pranuar krimin dhe e deklaroi djalin të humbur tek autoritetet. Madje u shfaq aq e prekur emocionalisht, sa që shkroi një poezi për të dhe ia dedikoi me anë të një video në rrjetet sociale.
Mirëpo, pas hetimeve të policisë rezultoi se 33-vjeçarja ishte e implikuar në vrasje dhe kjo u kuptua nga sjellja e saj disi e dyshimtë. Pas insistimit të hetuesve, Alexandra ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të vogëlushit.
Trupi i pajetë i të miturit u gjet i mbështjellë në një çarçaf e qese plastike dhe ishte groposur në pyll, shkruan “Daily Mail”.
Top Channel