Stresi hedh poshtë fjalët për ish-Missin: S’e njoh fare kush është, unë jam djalë i martuar
Jeta private e Stresit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se reperi i njohur kishte hedhur pas krahëve martesën me Keisin dhe kishte nisur një lidhje të re dashurie me ish-missin Atalanta Kërçyku.
Thashethemet nisën pasi Stresi dhe bukuroshja bionde u vunë re gjatë gjithë kohës në krahët e njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së reperit.
Por këngëtari i hodhi poshtë thashethemet duke u shprehur se nuk e njeh fare Atalanta Kërçykun.
Ai tha se nuk e ka parë kurrë në jetën e tij dhe nuk e di kush është.
“Unë nuk e di kush është. Se kam parë kurrë në jetë. Dje e kam parë për herë të parë në portale. Kam frikë të dal, po më pret edhe goca e tezes se do thonë Stresi është me atë. E kuptoni ku jetoni,”– tha Stresi i ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5”.
Reperi i dha fund gjithashtu thashethemeve për një ndarje nga Keisi. Ai u shpreh se është i martuar por unazën nuk e mban në gisht.
“Unë jam djalë i martuar, nuk e di pse mi shtojnë këto,”– shtoi ai.
“Unazën nuk e ke vendosur,”– i tha moderatorja e emisionit.
“Nuk e mbaj unazën, jo,”– shtoi Stresi.
Pak ditë më parë u raportua se reperi ishte në lidhje me ish-missin.
Burime nga miqtë e Stresit thanë për GSH, se ata e kishin nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe se Atalanta nuk kishte si të mungonte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.
Në fotot e publikuara, ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.
/Panoramaplus.al