FOTOT/ Françeska Jaçe del hapur me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, romanca e re e Albi Dokës pas historisë me Marina Farën
Mrojtësi i skuadrës së Tiranës, Albi Doka, e ka festuar ditëlindjen në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”, Françeska Jaçe.
Futbollisti i Tiranës, i cili sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e klubit kroat, HNK Gorica, festoi disa ditë më parë 23-vjetorin e lindjes. Mbrojtësi mori një urim special, teksa është parë në krah të vajzës nga Vlora, Jaçes.
Ka qenë kjo e fundit që ka publikuar një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen. Futbollisti shquhet për raportet e tij mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Së fundmi, në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje.
Kujtojmë që në të kaluarën, Doka është fotografuar edhe në krahët e Marina Farës, vajzës së këngëtares Eli Fara, duke kaluar së bashku pushimet në Sarandë. Më pas u fol se ata kishin pasur një lidhje të shkurtër bashkë, por që nuk u konfirmua nga vetë ata.
Në këtë periudhë karantinimi, Doka publikoi në “Story” 2 video ndërsa ndodhej para ekranit të televizorit, duke u propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf. Doka fillimisht i propozoi modeles Hadid me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses.
Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat në jetën reale. Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, Doka po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, dy modele “Instagrami”.
Vetë Françeska hodhi pak dritë rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve në “Instagram” se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë në mister emrin. Me gjasa fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social “Instagram” për t’u takuar pas izolimit.
“Happy Birhday Champion!”, i shkruante Jaçe sipër videos ku duken shumë të lumtur krah njëritjetrit. Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjencie udhëtimesh), jetës si modele “Instagrami”, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re.
Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë topless nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit. Por Françeska nuk qëndroi në heshtje as gjatë izolimit prej pandemisë , ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram” tregoi se nuk e kishte kaluar aspak keq.
Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “Instagram”, ajo rrëfeu disa detaje nga jeta e saj. Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa: “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.
Pyetjes “Je bërë dru me mall?”, ish-banorja e “Big Brother” iu përgjigj me “Po”. Gjithashtu, Françeska Jaçe i është përgjigjur me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”
Ndërsa pyetjes “A ke vazhdu me vesh të brendshme?”, ajo i është përgjigjur me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë. Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh të njohur publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij.
Sipas komentuesve, flirti tashmë ka evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska mund të ketë krijuar një lidhje të konsoliduar. Ajo nuk ka preferuar të flasë hapur, ndërkohë që ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram”, foto ku shfaqej topless buzë një pishine. Françeska i ka lënë shumë pak vend imagjinatës, teksa është shfaqur seksi, duke nxjerrë në pah edhe të pasmet.
Nuk është hera e parë që modelja pozon me foto të zhveshura, duke marrë një lumë komentesh. Natyrshëm lind pyetja se a është prekur buxheti i Françeskës nga pandemia dhe si e ka gjendjen me paratë, ndërkohë që biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet. Ndërkohë që ky lloj biznesi u pezullua, Françeska ka zbuluar edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”.
Teksa publikoi një meme përmes disa fotove ilustruese, ajo tregoi se si sillet një Bricjap (shenja e saj e horoskopit) kur mbetet pa para dhe llogaria bankare e saj mbetet bosh. “Llogaria ime bankare bosh”, shkruante Françeska. Gjithsesi, ajo nuk e kaloi keq karantinën, pasi publikoi disa foto në “Instastory”, ku shihej teksa shijonte shampanjë dhe cigare nën rrezet e diellit në Durrës.
Në momentin që ajo bën videoselfie, pa dyshim nuk harron të tregojë edhe format duke ngacmuar imagjinatën e shumë fansave. Françeska Jaçe, e ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit zbuloi shumë të pathëna nga jeta e saj larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjig pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në “E diell” foli për pretendimet që ka për parnterin. Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani, edhe pa lekë për çfarë e do”, tha ajo.
Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother” vite më parë. Më pas u komentua për shumë skandale, siç ishte dhe sherri me ish-shoqen e saj, Kejvina Kthella, të cilën e akuzoi se i kishte vjedhur një çantë firmato.
Ndërkohë sa i takon dashurisë, le të shohim postimin e radhës që do të bëjë me futbollistin që bie në sy për tatuazhet, Albi Dokën, i cili po përgatitet të nisë karrierrë ndërkombëtare në profesionin e tij.
/Panoramaplus.al