Horoskopi i datës 6 korrik 2020

Dashi
Në vend që sot të kërkoni llogari nga të tjerët, kthehuni nga vetja juaj dhe kontrolloni emocionet e forta. Mos kërkoni të jeni dominues në të gjitha aspektet e jetës.

Demi
Mos lejoni të tjerët të nënvlerësojnë punën tuaj. Tregojuni atyre se keni punuar shumë për të arritur ku jeni sot. Disa miq kanë nevojë për mbështetjen tuja, mos hezitoni t’ua ofroni. Nuk do të mungojnë komplimentet nga shefat.

Binjakët
Edhe sot do të jeni shumë të lëkundur dhe të pavendosur se çfarë kërkoni në të vërtetë nga partneri. Por çdo gjë e ka një kufi. Prandaj mos e zgjasni shumë këtë “lojë”.

Gaforrja
Prej disa ditësh keni shumë dyshime në lidhje me partnerin. Por sot gjithçka do të marrë fund. Një argument bindës nga ana e tij do të kuptoni në të vërtetë se çfarë po ndodh me marrëdhënien tuaj.

Luani
Jeni shumë të përgjegjshëm për të gjitha veprimet që bëni, por situata do ju dalë jashtë kontrollit me njerëzit përreth. Jepuni të gjithëve kohën e tyre për t’u menduar dhe reflektuar, mos u kërkoni llogari sikur të jeni eprori i tyre.

Virgjëresha
Tronditja e brendshme që keni pësuar mesa duket nuk kalon dhe shumë lehtë. Kini më shumë besim në vetvete dhe mendoni pozitivisht, gjërat duan kohën e tyre për të ndryshuar.

Peshorja
Ftesave të fundit që po ju bëhen, përgjigjuni me joshje dhe mister. Në këtë mënyrë do të jeni më shumë intrigues dhe do ta keni shumë shpejt atë që dëshironi. Deri tani jeni në rrugën e duhur.

Akrepi
Sot do të jeni të dyzuar mes miqësisë dhe partnerit. Mes tyre gjërat nuk janë dhe shumë të sinqerta dhe duhet të balanconi situatat. Tregohuni diskret në ato që do të mësoni sot.

Shigjetari
Mos u befasoni nëse do të përballeni me kërkesa nga më të çuditshmet në ambientin e punës. Disa mund të jenë dhe për t’ju provokuar, por mos e lëshoni veten. Merrni situatat me qetësi.

Bricjapi
Projekti që keni marrë në dorë po ecën më së miri dhe shumë shpejt do ia ndieni frytet. Të gjitha objektivat që i kishit vendosur vetes janë në rrugën e duhur. Suksesi juaj është i garantuar.

Ujori
Kohët e fundit keni lënë shumë gjëra të akumulohen brenda jush dhe nuk është çudi që sot të shpërtheni. Mos u tregoni kokëfortë për dëgjojini të tjerët deri në fund, mund të kenë argumente më bindese.

Peshqit
Mendoni se mbani emocionet tuaja të fshehura? Por në të vërtetë gaboheni, miqtë tuaj të afërt ju njohin dhe madje shumë mirë. Flisni me ta për të gjitha shqetësimet që keni.