“Seks po, puthje jo”/ Rihapet lagja me drita të kuqe në Amsterdam
Në lagjen e famshme me drita të kuqe të Amsterdamit, prej rihapjes së saj pas izolimit të vendit për shkak të koronavirusit, kanë ndryshuar rregullat.
Sipas udhëzimeve, prostitutat e kanë të ndaluar të puthen me klientët e tyre. Vajzat që punojnë aty mbajnë maska të personalizuara dhe deri diku joshëse për klientët, ndërsa ambientet e punës pastrohen me kujdes të madh, për të mos lënë asnjë sipërfaqe pa dezinfektuar. Klientët i nënshtrohen gjithashtu kontrollit për simptoma të Covid-19.
Vetë punonjëset e lagjes me drita të kuqe e mirëpritën vendimin e qeverisë për të rifilluar biznesin, pasi mbyllja i kishte goditur financiarisht. Felicia Anna, drejtues e sindikatës së punonjëseve të seksit, tha për “The Guardian”: “Gjatë izolimit shumë prej nesh patën vështirësi financiare, kështu që jemi të lumtur që po rifillojmë”.
Janet van der Berg, nga Qendra e Informacionit për Prostitucionin, tha për Reuters. “Kujdesemi shumë për higjienën. Ka xhel duarsh kudo dhe kemi listuar edhe pozicionet më të preferuara për t’u praktikuar. Gjithsesi nuk ka protokoll për këtë, ia kemi lënë në dorë klientit dhe punonjëses. Pasi klienti largohet, i gjithë vendi dezinkfetohet, vetëm kështu mund të vazhdojmë të punojmë të sigurt”.
Holanda legalizoi prostitucionin në vitin 2000, por ky biznes ishte toleruar për dekada me radhë më parë. Sipas shifrave zyrtare, në Amsterdam ushtrojnë aktivitetin e tyre 7000 punonjëse seksi, të cilat janë të regjistruara dhe paguajnë taksat.
Deri në 1 korrik 2020, Holanda regjistronte 6000 viktima nga koronavirusi.