Muzika në zi, ndërron jetë kompozitori Ennio Morricone
Ennio Morricone, kompozitori i famshëm Italian që ka krijuar muzikën e shumë filmave të njohur, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 91-vjeçare.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se Morricone kishte thyer femurin disa ditë më parë dhe vdiq gjatë natës në një klinikë në Romë.
I lindur në Romë në vitin 1928, Morricone kompozoi muzikën e 400 filmave, por emri i tij është më i lidhur me regjisorin Sergio Leone me të cilin ka punuar për filmat Ëestern si “Once Upon a Time in America”.
Morricone ka punuar pothuajse për të gjitha zhanret e filmave, nga horror e komedi, dhe disa nga meloditë që ai ka krijuar kanë mbetur në mendjen e njerëzve edhe sot e kësaj dite.