Merrni shembull çuna! Fjalët e Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit do të donte t’i dëgjonte çdo femër!
Këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar, Eni Koçi, feston sot ditëlindjen e saj.
Ajo ka lindur më 5 korrik të vitit 1996 dhe sot mbush 24-vjeç.
Kjo ditë speciale sigurisht që është pritur në praninë e partnerit të saj të jetës, Genc Prelvukaj, teksa po shijojnë së bashku pushimet në bregdetin shqiptar.
Sapo ka hyrë mesnata, Eni është surprizuar në dhomën e hotelit me petale e shampanjë, mirëpo të gjithë vëmendjen na e mori urimi fantastik i Gencit për dashurinë e tij.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari shkruan fjalët më të ëmbla krahas fotos së partneres:
“Urime ditelindjen dashuria ime. Uroj te kesh jete te gjate dhe te lumtur. Ne cdo dite qe hapet para nesh, do te mundohem ta mbaj buzeqeshjen ne fytyren tende. Une qe ta njoh miresine nuk gjej fjale per te pershkruar, sepse cdo fjale me duket e varfer.
Je njeri i mire, qe edhe mua me ben njeri me te mire. Te uroj te shkelqesh ne jete, sikurse yjet larte. Me shume ndjenje e dashuri une do te jem prane teje, ne dite me diell e stuhi.
Goten lart ❤. Gezuar”
Sigurisht ky urim e ka emocionuar Enin, e cila e ka falenderuar që çdo ditë të jetës së saj Genci ia bën më të bukur.
Shumë urime!