Turisti i parë VIP nga Shqipëria mbërriti në Turqi, detaje nga aventura e Olti Currit me…

Dihet që Olti Curri e kalon një pjesë të mirë të verës në plazhet e Jugut, kryesisht në Jalë, por Turqia është një ndër vendet që ai nuk e lë pa vizituar asnjëherë. Duke qenë se shteti turk i lejon fluturimet nga Shqipëria dhe anasjelltas, Olti është nisur pikërisht drejt Turqisë për disa qetësie dhe relaksi, kësaj here në shoqërinë e moderatores, Dojna Mema.

Olti postoi foto e video që nga nisja e udhëtimit të pazakontë me maska e distancim social e deri tek mbërritja në destinacion.

Ai dhe moderatorja po qëndrojnë në resortin e njohur “Rixos Premium Belek” afër Antalias, por jo rastësisht. Është pikërisht ky resort me 5 yje që ka ftuar Oltin dhe Dojnën nëpërmjet agjensisë “Sava Tours” me pronare Sava Bardhin, cila është e shumë e njohur tashmë për bashkëpunimet me hotelerinë më me standarde në Turqi.

“Jam zgjuar që në 4 për të gatuar bukë dhe brioshë për të gjithë. Tani do pjek akulloren dhe do zjej shampanjën”, shkruan Olti me humorin që e karakterizon në një nga statuset e tij. Nga videot që kemi parë te Oltit dhe Dojnës mund të dallojmë fare mirë se sa i bukur është ky resort ku janë akomoduar, por duket edhe që ata po kalojnë vërtet shkëlqyeshëm në këtë periudhë pandemie. Këtë fakt e dëshmon kjo shprehje e opinionistit dhe blogerit të njohur, i cili shkroi: “Rehatllik sa s’ka”.

Përveç ftesës nga hoteli nëpërmjet “Sava tours”, gjatë këtij udhëtimi u është dashur maska dhe matja e temperaturës në aeroport, dhe pastaj gati për qejf. Kujtojmë që Olti disa ditë më parë kishte ditëlindjen, festë që zgjati për disa ditë në Jug të Shqipërisë.

www.story.al