Horoskopi i datës 5 korrik 2020
Dashi
Kur keni kaluar kohë argëtuese me familjen tuaj? Nëse nuk keni qëndruar bashkë prej kohësh, sot është dita për ta bërë këtë. Nëse keni fëmijë, luani me ta, shkoni në park ose në kopshtin zoologjik. Nëse jeni beqarë, merrni në konsideratë vizitën tek prindërit, vëllezërit apo motrat. Biseda do të vijë lehtë dhe do të kaloni një kohë cilësore.
Si e ruani historinë e familjes suaj? A mbani kujtime në një kuti, ose bëni skedarë? Ju ka shumë të ngjarë të kuptoni vlerën e historisë familjare, por ju nuk mund ta ruani atë ashtu si duhet. Bëni mirë të ruani sende të çmuara dhe kujtime nga personat më të shtrenjtë për ju. Mos harroni historinë tuaj. Një ditë ju do të jeni të lumtur që e keni bërë këtë gjë.
Binjakët
Kërkimi i faljes, i cili mund të jetë vonuar pak, do të vijë sot. Nuk është e lehtë të pranoni që e keni gabim, por aspektet planetare mund të nxisin guximin tuaj. Në vend që të merreni me fjalë boshe, takohuni me personin e duhur për të bërë ndryshime. Pavarësisht nga ndonjë shqetësim, patjetër do të ndiheni shumë më mirë pas kësaj. Edhe nëse personi tjetër nuk është i hapur, ju do të jeni në gjendje të thoni atë që ndjeni.
Gaforrja
Ëndrrat tuaja mund të tregojnë çështje të pazgjidhura, stres, dëshira të thella dhe kujtime të humbura. Ato mund të jenë të dobishme për të kuptuar veten dhe për të zgjidhur problemet. Mbani një ditar dhe mund të hyni në fuqinë brenda vetes tuaj dhe do të mësoni më shumë. Shqyrtoni ëndrrat tuaja të fundit.
Luani
Nëse keni qenë të lodhur kohët e fundit, mund të jetë për shkak të stresit. Aspektet e sotme sjellin një energji të shtuar në komunikim. Do të ishte mirë të flisnit për streset që keni kaluar. Shqetësimi, ankthi dhe frika janë dëme të mëdha në shëndetin fizik dhe emocional. Ushtrimi në palestër ose yogamund të lehtësojë disa nga këto. Për të tjerët, biseda është çelësi. Gjeni mënyrat më efektive për të çliruar veten.
Virgjeresha
Është një ditë e mirë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat tuaja. Nëse një njeri i dashur do të vlerësonte fjalët e dashura ose një koleg kërkon mësim, komunikimi do të vijë më i lehtë se zakonisht. Ju keni një natyrë praktike. Shpesh ju thoni atë që mendoni se është e nevojshme. Megjithatë, të ndonjëherëmund t’ju duhet që të thoni shumë më tepër.
Peshorja
Përhapeni vullnetin e mirë dhe dashurinë sot. Bisedat, telefonatat, letrat, lule dhe përqafimet janë mënyra për të shprehur ndjenjat tuaja. Konsideroni që të surprizoni dikë duke e ftuar për drekë ose të bëni dicka të vecantë për një mik. Gjeni kohë për shprehje emocionale dhe intelektuale. Kjo mban një ekuilibër të shëndetshëm në jetën tuaj.
Akrepi
Nëse një problem vjen sot, jepini zgjidhjen më të thjeshtë. Jo çdo problem është i komplikuar. Shpesh përgjigjja më e dukshme është më e mira. Mundohuni të mbani emocionet tuaja nga problemet që kërkojnë llogari dhe mendime. Ata mund të errësojnë pikëpamjen dhe t’ju bëjnë të pamundur të shihni atë që është e drejtë. Nxirreni forcën nga ndjenja juaj e shëndoshë.
Shigjetari
Është një ditë e mirë për të folur me brendinë tuaj. Jo se në përgjithësi keni shumë probleme me këtë, por edhe ju mund të përballeni me situata ku ndiheni të frikësuar dhe hezitoni që të flisni. Nuk do të ketë asnjë rrethanë që nuk mund ta përballoni, sepse energjia do të rrisë aftësitë tuaja. Nëse është dikush që nuk keni patur dëshirë t’i afroheni, bëni një lëvizje për të biseduar me të.
Bricjapi
Prisni një ngritje në aftësitë tuaja të komunikimit. Nëse shpesh përjetoni vështirësi në shprehjen e ndjenjave tuaja të vërteta, ky do të jetë një ndryshim i mirëpritur për ju. Konsideroni të bisedoni me këdo që keni probleme të pazgjidhura. Me forcë dhe besim të shtuar, duhet të jeni në gjendje të zgjidhni problemet shpejt dhe relativisht pa dhimbje.
Ujori
Nëse diçka ju ka shqetësuar, sot është një ditë e mirë për ta zgjidhur atë. Aftësia juaj e shkëlqyer në komunikim do të jetë edhe më e fortë me energjinë e sotme. Nëse problemet tuaja kanë të bëjnë me një koleg, shefin, bashkëshortin/bashkëshorten, mikun ose të afërmin, do të gjeni fjalët për të komunikuar në mënyrë efektive mendimet dhe ndjenjat tuaja.
Peshqit
Ju mund të jeni të heshtur dhe të tërthortë kur vjen puna për të shprehur ndjenjat. Sot mund të ketë përjashtim. Aspektet mund të sjellin forcë reale për aftësitë tuaja të komunikimit. Ju do ta shfrytëzoni këtë mundësi. Merrni hapa për të shprehur ndjenjat tuaja duke nisur biseda. Fjalët do të vijnë shumë më lehtë se zakonisht.