Një bylyzyk i prish suprizën Ardian Bujupit, zbulohet këngëtarja shqiptare me të cilën do të bashkëpunojë

Ditën e djeshme Ardian Bujupi bëri me dije për ndjekësit në Instagram se është gati bashkëpunim i tij i rradhës, për të hyrë kështu në “garën” e ethshme të këtij viti mes artistëve, për hitin e verës 2020. Bashkëpunimi do të jetë me një vajzë, të cilën Bujupi preferoi ta linte surprizë, duke qeneë se edhe në foto fytyra e saj ishte mbuluar nga dielli. Megjithatë ai tregoi se kënga do të quhej “Panorama”.

View this post on Instagram

NEXT SONG WITH…. #panorama 🇦🇱🇽🇰

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Edhe pse këngëtari pati dëshirë që ta mbante surprizë artisten me të cilën ka bashkëpunuar, të paktën për momentin, fansat janë treguar të shpejtë për ta identifikuar. Kjo falë bylyzykut që ajo mban në dorë, aksesor të cilin ja kanë parë shpesh një këngëtarje që të gjithë e njohim mirë.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila këtë bylyzyk e ka në disa foto të postuara në Instagram:

Kujtojmë se Bujupi dhe Myrtezaj e kanë realizuar një këngë më parë, “Çika Çika” e viti 2018, që rezultoi tepër e suksesshme në atë kohë.

Ndërkohë Xhensila i ka uruar Ardianit suksese për projektin e ri në këtë postim, me një të shkelur syri:

Ne po i urojmë suksese të dyve!

/News31.al