Infektohet për herë të dytë me koronavirus ish banori i Big Brother: “Është kthyer më agresiv”
Ish banori i “Big Brother 4”, Petrit Bylykbashi, është infektuar sërish me Covid-19 plot 3 muaj pasi u shërua. Këtë lajm e ka dhënë vet Bylykbashi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka treguar se virusi i është rikthyer më agresiv se herën e parë dhe ka sulmuar mushkëritë. Ish banori ka pranuar se pas shërimit s’ka treguar kujdes dhe është takuar me persona të infektuar.
“Ky virus i çuditshëm! Mbas 4 ditëve të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/percjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosëm që unë me u ritestu për Covid19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtu herën e parë, direkt në mushkëri.
Të jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infekuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga uneë, po uroj që kjo e njëjta më ndodh edhe këtë here, unë prap nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar Bylykbashi.