“Bukë me djathë e domate,”- Juristja seksi s’ka turp të marrë ushqime me vetë në plazh: Nuk kam komplekse, më shijon më shumë

Redona Koçi nuk ka aspak turp të marrë bukë me vete në plazh. Juristja seksi është shprehur se nuk ka komplekse, duke u thënë se ngrënia nuk është diçka për të cilën duhet të vijë turp.

Gjate nje interviste ne Vizion+, ajo shtoi se gjatë udhëtimit të saj për në Jalë merr me vete bukë me domate e djathë.

Redona Koçi, u shpreh se ky ushqim i shijon më shumë se sa të ngrënit në një restorant.

“Sado mund të duket sikur Redona nuk e bën, por unë e bëj. Marr bukë, djathë, domate dhe gjatë udhëtimit për Jalë kur shkoj më shumë më shijon ajo sesa të ulem në restorant dhe të ha. Edhe në plazh i marr dhe nuk e kam problem. Varet edhe sa lejohet. Nuk kam komplekse fare. Nuk është turp të hash,”- tha juristja e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

“Nuk besoj që nuk merr bukë me vete sepse kanë komplekse mos i sheh dikush,”- iu kthye bodybuilder-ja e famshme shqiptare, Holta Pilz.

“I bie që edhe ne të mos i besojmë Holtës se çfarë flet. Varet në çfarë vendi ha. Por nuk është turp. Nëse më merr uria do të ha. Por nuk është turp,”– iu përgjigj Redona.

/Panoramaplus.al