“Dukesh si 20-vjeç, si ia bën?”- Stilistja e njohur feston 71 vjetorin e lindjes dhe i lë të gjithë me gojë hapur

Stilistja Vera Wang ka befasuar ndjekësit pasi publikoi disa foto në rrjetet sociale për të festuar 71 vjetorin e lindjes.

Me veshje sportive, Vera tregoi fizikun e saj të tonifikuar duke i lënë të gjithë me gojë hapur.

Disa prej 2.7 milionë ndjekësve të saj e komplimentuan për pamjen duke thënë se duket shumë më e re se 71 vjeç.

“Jeni përjetësisht rinore dhe tërheqëse! Si ia bën?”- shkroi një prej ndjekësve.

“Thjesht e mrekullueshme. Faleminderit që i bën gratë të ndihen mirë dhe të duken mahnitëse në të gjitha moshat,”- shtoi një tjetër.

“Dukesh si 20 vjeç,”– shkoi një tjetër.

Stilistja ka një trup për të pasur zili nga të gjitha vajzat e reja dhe mosha për të është thjesht një numër.

Panoramaplus.al