Në lidhje me Brad Pitt? Flet më në fund aktorja amerikane

Aktorja amerikane Alia Shawkat ka folur për herë të parë në lidhje me thashethemet se ajo është në lidhje me Brad Pitt, përcjellë GazetaBlic.

Aktorja 31-vjeçare ishte parë së pari me Brad në një ekspozitë arti në nëntor 2019 dhe më pas fansat zbuluan se ata kanë qenë bashkë disa herë edhe më parë.

Por, cila është natyra e marrëdhënies së tyre?

“Ne nuk jemi në lidhje”, tha Alia për Vulture. “Ne jemi thjesht miq.”, tha shkurt ajo.

Miqtë e Alia ishin po aq kuriozë sa dhe pjesa tjetër e nesh për atë që po ndodhte.

Ajo tha, “Të gjithë miqtë e mi ishin duke thënë ‘ çfarë po ndodh? dhe duke më dërguar foto. Unë thjesht u ndjeva e mbingarkuar. Është kjo ndjenjë sikur të jesh lakuriq në shkollë dhe të gjithë kanë sytë tek ty”, përfundoi aktorja.

GazetaBlic