Tentativë rrëmbimi në Tiranë/ Vajza 6-vjeçare e detektives Shkënda Lili bëhet shënjestër e një gruaje misterioze
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja. Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe…
“Një ‘tymnajë’ e panevojshme”/ Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, reagon Gonxhja: Projekti e filmi, në shërbim të kujtesës historike
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit reagon ndaj keqinformimeve të fundit mbi ndërhyrjen në ish-burgun e Spaçit dhe realizimin e një projekti filmik për Revoltën e vitit 1973, duke theksuar se trajtimi i këtij vendi historik duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i respektueshëm. Ndërhyrjet e planifikuara për restaurimin dhe ruajtjen e sitit vijnë si…
E RËNDË/ Aksident në Vlorë, “Benzi” përplas këmbësorin në vijat e bardha
Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Vlorë, ku një persona ka mbetur i plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungo Mares, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, një burrë rreth 75 vjeç, ndërsa ky i fundit po kalonte në vijat e bardha. Sipas informacioneve…
Armina tregon me fjalë emocionuese marrëdhënien me të atin në ditën e tij të lindjes
Është një ditë e veçantë sot në shtëpinë e Armina Mevlanit, pasi babai i saj feston datëlindjen. Sigurisht urimin më të bukur, Arben Mevlani, figurë e njohur e ekranit, e ka marrë nga e bija.
Me anë të një postimi në Instagram, krahas portretit të familjes, Armina shkruan fjalët që ja dedikon të atit. Ajo tregon se i ati e ka mësuar si t’i shohë gjërat ndryshe, me art, si t’i shijojë dhe t’i ndjejë me dashuri. Po ashtu thotë se i është mirënjohëse për të gjithë dijen që i ka dhënë, librat më të bukur që ka lexuar dhe që e ka bërë të jetë ajo që është sot.
Urimin emocionues Armina e mbyll me ngritjen e dollisë, ashtu si Remark-u, autori i tyre i preferuar i përshkruan. Ndërkohë që i premton se do të jetë përgjithmonë “Armina e tij e vogël”.