Stefi Prifti: Dikur pinim nga qejfi e sot nga derti, të kuptoj Sandër Gjoka kur qave duke sharë
Pak ditë më parë kantautori i njohur, Stefi Prifti festoi ditëlindjen në një darkë të gëzueshme me miqve artistë.
Por me një postim të mbrëmjes së të enjtes, ai ka shprehur gjendjen e vërtetë shpirtërore që fshihet pas fotove e videove të gëzuara. Me anë të një statusi ai tregon se pak a shumë ka mbetur pa para, pas ndalimit të koncerteve e dasmave për shkak të pandemisë.
Më qahet sonte…! Ndoshta unë nuk kam arsye të qaj për gjendjen time financiare për momentin (falë kursimeve të mia dhe disa miqve tanë në Amerikë, mbahemi), por nuk e di pse e kam këtë dobësi të momentit! Edhe pimë pak sot…! Në një servis me çunat e lagjes! Dikur pinim nga qejfi, tani pimë nga derti…! Kështu ndoshta ishte edhe miku im special Aleksandër Gjoka kur foli para disa ditësh dhe jam i bindur, se ai qante duke sharë! Kështu jam edhe unë sot! Mbase qajmë dhe flasim, edhe për ju që nuk tregoni kur qani…”.