Pipero: Përtej pritshmërive tona rritja e rasteve me Covid 19
Mjeku Pëllumb Pipero tha se rritja e rasteve të personave të prekur nga COVID-19 është përtej pritshmërive dhe se ky lajm duhet konsideruar shqetësues.
“Ishte e pritshme që pas hapjes të kishim një shtim të rasteve, por është përtej prishtmërive tona. Është një lajm që duhet konsideruar shqetësues dhe duhet të jemi të shqetësuar në maksimumin e mundshëm. Të gjithë qyetarët duhet të tregohen të kujdeshshëm. Rreziku nga sëmundja është njëlloj. Nëse ne prekimi nga COVID -19, nëse ne jemi moshë e thyer, kemi sëmundje kronike, rreziku është po njëlloj, sa i takon transmetueshmërisë, ajo është ulur relativisht.” – u shpreh Pipero.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë zonat më të nxehta, mjeku tha:
“Unë besoj që në të gjithë vendin ka raste, por zonat e mbipopulluara, zonat urbane, si Shkodra, Tirana, Kruja me industrinë fasone kanë rastet më të larta. Sidomos aty ku ka aktivitet ekonomik tek të cilat nuk respeketohet protokolli” – u shpreh mjeku në Opinion.