(Video) Ofendoi kolegët, Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga parlamenti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në parlamentin italian, aty ku politikani i njohur dhe njëherësh kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nxjerrë me forcë jashtë.

E gjitha nisi nga fjalimi i tij, ku quajti jo pak herë kolegët e tij kriminelë dhe i ofendoi. Më pas, pasi lë podiumin dhe ulet në vendin e tij, Sgarbi dëgjohet të replikojë dhe të ofendojë sërish. Zëvendëspresidentja e Dhomës së Ulët të parlamentit italian, Mara Carfagna, i bëri thirrje disa herë që të qëndronte në qetësi, derisa i kërkoi të dilte nga salla.

“Ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij, nuk mund të flasë me fjalë të pista në parlament”- tha Carfanga, duke i kërkuar forcave të sigurisë ta nxirrnin Sgarbin jashtë, pasi refuzimit të këtij të fundit për të lëvizur.

Ata e kapin deputetin nga këmbët e duart dhe e nxjerrin jashtë, ndërsa disa deputetë duartrokasin kërkesën e Carfagna-s dhe të tjerë bërtasin: “Turp Turp”.

Vittorio Sgarbi është një nga kritikët më më të ashpër italian dhe njihet për karakterin e tij të vështirë, në marrëdhënien me kolegët apo gazetarët. Kohët e fundit ai ka dalluar si një prej politikanëve që ka dalë kundër masave ndaj koronavirusit dhe shifrave të raportuara nga qeveria italiane.

Ndërkohë që kujtojmë se para disa ditësh ishte në një vizitë në Shqipëri, vizitë që u shoqëruar me jo pak incidente( këtu dhe këtu).

/News31.al