Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez pushime në jahtin luksoz, modeles vetëm çorapet i kushtojnë qindra dollarë
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez po shijojnë ditët e nxehta me diell në jahtin luksoz 18.6 milion dollarësh të futbollistit.
Modelja publikoi foto me yllin portugez ndërsa merrnin rreze dielli në kuvertë.
Por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy ishte veshja e Rodriguez.
Në një foto ku pozoi vetëm, ajo shihet me një palë pantallona lëkurë dhe çorape me vlerë 174 dollarë.
Gjithashtu mbante veshur një xhaketë me kapuç me mëngë të shkurtra dhe syze dielli.
26-vjeçarja bleu rrobat e saj në firmën Praga ku punoi si shitëse para se të takohej me Ronaldon.
Pantallonat e shkurtra të saj kushtuan 634 dollarë, këpucët 876 dollarë ndërsa xhaketa 1,504 dollarë.
Totali shkon në një shumë prej 3,186 dollarësh. Kujtojmë se Cristiano iu është bashkuar së fundmi klubit të miliarderëve të sportit.
Veshjet e shtrenjta të Rodriguez erdhën pasi ora e partnerit të saj, e markës Rolex, u vlerësua se 460,825 dollarë.
/Panoramaplus.al