Nora Istrefi & Emina Çunmulaj, si arrijnë të na befasojnë mamatë e reja VIP pas lindjes
Njëra është këngëtare dhe tjera modele, të dyja nëna të reja që kanë sjellë në jetë vajzat e tyre, dhe që po na çudisin me elegancën që kanë rifituar pas lindjes. Supermodelja Emina Çunmulaj dhe këngëtarja Nora Istrefi, njëra nga plazhi dhe tjetra nga skena na kanë habitur me faktin që jo vetëm janë rikthyer në formë, por ato duken më të holla se kurrë tani që janë bërë nëna për herë të parë. Emina vjen me disa foto me bikini nga Capri i Italisë, ku ka qenë duke pushuar këtë verë, ndërsa Nora nga skena e club-it “Cocorico Cocorico Beach”, në Nartë të Vlorës, në koncertin e parë inagurues. Aspak bark dhe me linja tejet të dobëta na vijnë dy personazhet në fjalë. Supermodelja shqiptare, Çunmulaj, është bërë nënë e një vajze për herë të parë pas martesës me biznesmenin e njohur iranian, Sam Nazarian. Ajo ka deklaruar se burri bilioner kujdeset për të si për një mbretëreshë. Qysh nga momenti kur mësoi se ishte shtatzënë, modelja shqiptare nuk i kurseu fotografitë në rrjetet sociale duke treguar rreth ecurisë së rrugës për t’u bërë nënë. Ajo e pagëzoi vajzën me emrin Ella Faria Nazarian, ndërkohë që direkt pas lindjes i hyri intensivisht palestrës duke arritur në kohë rekord të jetë gati për plazh. Ndërsa Nora Istrefi është rasti i dytë i veçantë, që mund të shërbejë si model motivimi për nënat e reja. Një vit pasi solli në jetë vajzën Renee, ajo ka arritur të definojë linjat në mënyrë perfekte. Edhe kësaj here poshtë veshjes së zezë dantellë ka reklamuar të brendshmet e saj të preferuara, duke treguar muskujt që ka vendosur gjatë kësaj periudhe të ushtrimit në palestër. Aq shumë është dobësuar Nora, sa publiku gjatë koncertit e ka ngatërruar me motrën e saj më të vogël. Si Nora dhe Emina kanë treguar se regjimi ushqimor dhe ushtrimet intensive në palestër i rikthyen në formë.