Aksidentohet me makinë kryeministri britanik, Boris Johnson (VIDEO)

Boris Johnson ka bërë aksident me makinë teksa po largohej nga parlamenti.

Pamje të filmuara nga kalimintar te vendit tregojnë momentin, kur një protestues kurd kërcen para ‘Jaguarit’ të kryeministrit britanik teksa ai po largohej.

Ky veprim ka bërë që një nga makinat e sigurisë që e ndiqte nga prapa të përplasej me makinën e kryeministrit.

Aktivisti nga një grup demonstruesish jashtë portave të parlamentit në Westminster vrapoi drejt makinës së Johnsonit, një Jaguar XJ Portfolio V8 LWB. Makina u detyrua të ndalonte dhe makina shoqëruese që e ndiqte u përplas lehtë me të, duke i shkaktuar një gërvishtje të dukshme makinës me vlerë 54 mijë sterlina.