“Dua të udhëtoj”- Këngëtari ndahet papritur nga jeta në moshën moshën 28-vjeçare, tronditen fansat
Ylli i K-pop, Yohan është ndarë papritur nga jeta në moshën 28-vjeçare.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së tij.
Yohan, emri i vërtetë i të cilit është Kim Jeong-hëan, bëri debutimin e tij me grupin e djemve NOM.
Pasi grupi u shpërnda, ai u bashkua me TST në 2017 si vokalist. TST, dikur i njohur si Top Secret, lëshoi albumin e tij të vetëm dhe të fundit “Count Down” në janar.
Vdekja e Yohan tronditi fansat e tij. Në postimin e tij të fundit në Instagram më 31 maj, ai publikoi një foto në plazh me përshkrimin: “Dua të udhëtoj”.
Funeral i tij do të mbahet të enjten dhe do varroset në varrezat e Yongin Catholic Park Cemetery.
/Panoramaplus.al