Protestë kundër anulimit të dasmave, Labinot Tahiri: Virusi është mashtrim

Vendimi për anulimin e dasmave dhe eventeve ku grumbullohen shumë persona në Kosovë, i marrë nga ish-ministri i Shëndetësisë Vitia si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është pritur me protesta nga disa këngëtarë, kryesisht të muzikë popullore.

Një protestë është organizuar sot, me iniciativën e këngëtarit Labinot Tahiri, i cili që prej fillimeve të pandemisë ka qenë kundër anulimit të damsave dhe koncerteve.

Për të dhe kolegët e tij, kjo është vetmja mënyrë e sigurimit të të ardhurave. Po ashtu të pranishëm kanë qenë edhe pronarët e restoranteve apo të bizneseve të ndryshme, që gjatë kësaj kohe kanë pasur humbje të madhe ekonomike.

View this post on Instagram

Faleminderit shumë për ata që janë dalë në protestë! Nuk dua ta ndëgjojë ndonjë artist apo këngetarë para meje me u ankua për këtë situatë. Me kukat e me nejt te shpia nuk bahet ndryshimi. Çfar do që të ndodh nesër , lejohen apo nuk lejohen mbremjet pêr mua më nuk qon pesh. Unë mesazhin e qova deri në fund! Tash pritni vendimet e minsitrisë. Faleminderit per artistet që ishin aty si Edona Llashi, Afrim Muqiqi, Beka, Buraku Fama , Taulanti, Edi Furra Labinot Gashi, Alban Mehmeti e të tjerë se bashku qe përkrahen protesten qytetarët! Faleminderit edhe njeherë dhe faleminderit Media që ishit prezent. Labi -FKSH🤝

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on

Në demostratën e sotme, Tahiri ka qenë i ashpër në fjalën e tij ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk ka nguruar ta quajë koronavirusin si një gënjeshtër të madhe. Artisti shprehet se ka takuar 10 mijë vetë gjatë kësaj kohe dhe në protestë i ka takuar të gjithë një më një. Nëse ndonjëri prej tyre sëmuret pas 1 jave, atëherë Labi premton se do të mbajë përgjegjësi.

10 mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim  ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër. A jemi 20 veta bashkë? Më thoni pas një jave nëse do të sëmuret njeri, nëse dikush infektohet nga unë, mbaj përgjegjësi për juve dhe shkoj në burg për juve. Kjo është gënjeshtër! Mua le të më dërgojnë në burg, edhe ju, edhe të gjithë estradën, por kjo është gënjeshtër. Kjo bëhet vetëm për të diskriminuar, kinse të na ulin modestinë dhe krenarinë që na i ka dhënë Zoti”- tha Tahiri.