I ndaloi bashkëshortes të merrej me muzikë, këngëtari i njohur zbulon arsyen që fshihet pas këtij vendimi
Kēngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një histori në lidhje me bashkëshorten e tij, Nerën.
Këngëtari ka treguar se dhe gruaja e tij është mjaft e interesuar për muzikën dhe zotëron një zë unik.
Madje ajo kishte dëshirë që t’i bashkohet skenës muzikore disa vite më parë, por një gjë të tillë nuk e lejoi Sabriu.
“Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me u fut në bela me të”, tha me humor këngëtari, i cili paralajmëron se në fund të vitit mund të shohim një bashkëpunim mes tyre.