‘Dola pozitive, u befasova kur mendoj që…’, gruaja e kryeministrit ukrainas me Covid-19, ja apeli i fortë që bën

Bashkëshortja e Presidentit ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe ai ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë kohore.

Zyra e presidentit njoftuan se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.

Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet tjera mjekësore.

Olena Zelenska, njoftoi përmes rrjetite social Facebook se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi.

“Zbutja e izolimit dhe karantinës nuk do të thotë që COVID-19 u zhduk. Rreziku nuk ka kaluar, është afër nesh. Më afër nga sa mund t’ju duket.

Sot mora përgjigjen e një rezultati pozitiv të testit të koronavirusit. Lajm i papritur. Sidomos duke menduar se unë dhe familja ime vazhdojmë të zbatojmë të gjitha rregullat – maska, doreza, kontakt minimal …

Deri tani ndihem mirë, por jam në trajtim ambulator, e izoluar nga anëtarët e tjerë të familjes, në mënyrë që të mos i rrezikoj.

Vladimir dhe fëmijët gjithashtu iu nënshtruan testimit, rezultatet e tyre janë negative.

❓😷❓ Pse e shkrova këtë postim? Unë dua që të gjithë ta fiksojnë: është shumë herët për të humbur vigjilencën!

Duke u rikthyer në jetën aktive sociale, kujtoni se prej secilit nga ne varet jo vetëm shëndeti personal, por edhe shëndeti i të tjerëve: të dashurit tanë, miqtë, kolegët dhe madje edhe një person i panjohur që është me ne në ashensor ose qëndron në radhë tek arkëtarja ne supermarket …

Shumë njerëz thonë, ′ ′ Pse duhet të vë maskë? Nuk kam frikë të infektohem! ”🤦

Maska për të mos infektuar të tjerët! Ju mund të mos e dini që jeni infektuar, mund të mos ndieni asnjë simptomë por… jeni të RREZIKSHEM për ata që janë rreth jush.

Një maskë në një vend publik nuk është vetëm një rregull, por edhe një shenjë respekti për njerëzit e tjerë!

Kujdesuni dhe respektoni veten dhe të tjerët”, tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë tha më 12 qershor se numri total i rasteve me koronavirus në vend është 29,753 duke përfshirë 870 viktima.